Lily Allen vendos datën e martesës

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 12:32
Pasi abortoi për herë të dytë vitin e kaluar, Lily Allen duket se e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2011.
Këngëtarja 25-vjeçare është fejuar në datën 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe tashmë ka vendosur datën e martesës: 11 qershor të këtij viti.
Lily Allen ka vendosur që lista e të ftuarve do të jetë e shkurtër. Në dasmën që do të zhvillohet në Londër do të marrin pjesë vetëm familja dhe miqtë e ngushtë.
Një burim tha për ‘Daily Mirror’: “Lily nuk do që dasma e saj të jetë si dasmat e personave të famshëm të botës së spektaklit.” /tch/