Vodhi shtëpinë, por harroi telefonin!
Edhe një “gjeni” amerikan u fut në listën e hajnave më të këqij të botës. U arrestua pasi në shtëpinë të cilën plaçkiti kishte lënë telefonin mobil për ta mbushur me bateri.
Sipas mediave amerikane, 25-vjeçari Cody Wilkins u fut për të vjedhur në një shtëpi në Washington. Pasi pronarët e kishin dëgjuar gjatë plaçkitjes, me shpejtësi iku për dritare. Por harroi në shtëpi telefonin mobil të lidhur me mbushësin e baterive.
Policia gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes mbeti e befasuar kur gjeti telefonin mobil, i cili nuk i takonte asnjërit prej anëtarëve të familjes. Telefoni i harruar e çoi policinë drejtë e te hajni, të cilin më vonë e akuzuan për gjithsej 10 hajni të tjera. Policia sqaroi se Wilkins kishte vënë telefonin të mbushej me bateri në shtëpinë që po vidhte, pasi në shtëpinë e tij nuk kishte energji elektrike.