E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiagi Silva zyrtarisht tek Milani

Milano - Adminstratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, njofton për mbërritjen e Thiago Silvës ditën e dielë në Milano. Me këtë lajm skuadra e Milanit lë me gisht në gojë ekipet e Çelsit dhe Vilarealit, të cilat interesoheshin prej kohësh për lojtarin.

Për mikrofonët e SKY, Galiani shprehet: “Për Thiago Silvën jemi në një pikë të avancuar. Mbrojtësi brazilian do të vijë në Milano ditën e dielë, të hënën do të bëjë vizitat mjeksore, dhe pas tyre do të hidhet kontrata duke mbyllur gjithçka”.

Mbrojtësi do të ketë të drejtë të aktivizohet me kuqezinjtë vetëm në muajt e verës, pasi ai është ekstrakomunitar, dhe Milani e ka plotësuar numrin e tyre.

“Për shkak se është ekstrakomunitar ai nuk do të jetë i gatshëm të luajë në muajin janar. Thiago Silva do të stërvitet me ne për gjashtë muaj pa zhvilluar asnjë ndeshje, ashtu siç bëri Pato në sezonin e shkuar”, deklaron Galiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›