E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agustin Kola zgjidhet trajner i ri i Tiranës

Tiranë (Start) - Agustin Kola do të jetë zëvëndësuesi i Slishkiviçit në stolin e skuadrës së Tiranës. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, mori sot vendimin që në stolin e klubit më të madh në futbollin shqiptar të ulë një ish-futbollist të tij. Kola është një figurë e një njohur për të gjithë ambientin bardheblu, jo vetëm për karrierën e tij si futbollist me këtë skuadër, por ka qenë edhe zv-trajner në vitin 2006.

Detyra e Kolës aktualisht është mjaft e vështirë tek skuadra e Tiranës, pasi kjo skuadër ndodhet e shkëputur nga vendi i parë me 4 pikë, dhe për më tepër në një gjendje jo fort të mirë psikoligjike. Debutimi i tij do të jetë këtë fundjavë në ndeshjen me Apoloninë e Fierit në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›