E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad filloi turneun në Amerikën Latine

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, e ka nisur turneun pesë ditor në Amerikën Latine.

Sipas Ahmadinejadit, udhëtimi do ta çojë atë në vendet që i kanë bërë rezistencë ‘shtypjes ‘së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ndajnë bashkërisht pikëpamjet anti-kolonialiste.

Presidenti iranian dhe ai i Venezuelës, Hugo Chavez, i cili sikurse Ahmadinejadi është kritikues i politikave të SHBA-së, pritet të diskutojnë lidhjet ekonomike dhe politike ndërmjet vendeve të tyre.

Nga ana tjetër, në Nikaragua Ahmadinejadi pritet të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të zgjedhjes së sërishme të presidentit Daniel Ortega.

Presidenti iranian pritet të udhëtojë edhe në Kubë dhe Ekuador, vende që gjithashtu udhëhiqen nga liderë të majtë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje vendeve latine që të mos i forcojnë lidhjet me Iranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›