E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA Cup: United eliminon Cityn

Manchester United e ka eliminuar Manchester Cityn nga FA Cup, pasi e mposhti me rezultat 3:2, në një ndeshje mjaft emocionuese, të zhvilluar sot në Etihad Stadium.

‘Djajtë e Kuq’ e mbyllën çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, edhe pse ‘Citizens’ rrezikuan në pjesën e dytë. Wayne Rooney ka realizuar dy gola me kokë, ndërkohë që e humbi një penallti, kurse një tjetër e shtoi sulmuesi tjetër Danny Welbeck.

Ndërsa, në pjesën e dytë ekipi i Roberto Mancinit u mundua të kthehej në lojë duke realizuar dy gola, me anë të mbrojtësit të majtë, Aleksandr Kolarov dhe sulmuesit Sergio Aguero, por kjo ishte e tëra që mundi të bënte kryesuesi i Premierligës.

Duhet cekur se City luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 12-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Kompany, pas një rasti të diskutueshëm. Kështu, United eci përpara në këtë eveniment, kurse fituesi i fundit i këtij kompeticioni, City, u eliminua herët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›