E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja e Argjentinës nuk ka kancer

Presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner, nuk kishte kancer, pasi një studim përfundimtar përjashtoi praninë e qelizave kancerogjene në gjëndrën e tiroides pas operacionit të kryer të mërkurën, njoftoi zëdhënësi i presidencës, Alfredo Scoccimarro.

"Studimi hispatologjik përfundimtar konstatoi praninë e nodujve në të dy lobet e gjëndrës tiroidale të presidentes, por ai përjashtoi praninë e qelizave kancerogjene, duke ndryshuar kështu diagnozën fillestare", bëri të ditur Scoccimarro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›