Arshavin, i panevojshëm

Andrey Arshavin pritet të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar të janarit kanë njoftuar mediet angleze të dielën.
30 vjeçari rus i cili kushtoi 17.5 milionë funte kur erdhi nga Zenit St Pettersburg tri vite më parë tani konsiderohet i panevojshëm në Emirates.
Ai ka dështuar të shfaq formë të mirë në vazhdimësi dhe menaxheri Arsene Wenger është i gatshëm të shqyrtojë ofertat prej rreth 12 milionë funtesh për Arshavinin i cili do të jetë kapiten i Rusisë në Euro 2012.