E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre të dyshuar për sulmin në Indi

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 16:11

Policia indiane ka arrestuar të enjten tre persona si të dyshuar për sulmin e së mërkurës para Gjykatës së Lart në New Delhi.

Në mesin e të arrestuarve është edhe pronari i internet-kafesë në Kashmir, i arrestuar në bazë të porosisë përmes së cilës u mor përgjegjësia për shpërthimin.

Organet hetuese dyshojnë se e-maili në të cilin grupi i afërt me Al-Qaeda’n, Harkat-ul Jihad Islami, me seli në Pakistan dhe Bangladesh, mori përgjegjësinë për sulm, ishte dërguar nga një internet-kafe në rajonin Kishtawar.

Organet hetuese në pjesën indiane të Kashmirit pohojnë se ky grup ka kohë që është aktiv në rajon, megjithëse deri tani nuk ka shfrytëzuar internet-kafetë për dërgimin e mesazheve të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›