E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Bullgari kapet serbi me cigare nga Kosova

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 18:38

Policia kufitare bullgare ndaloi sot një shtetas serb për trafikim cigaresh në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Bullgarisë.

Sipas njoftimit të policisë, tek serbi u gjetën 272 pako të mëdha cigaresh Marlboro, të cilët ai ka theksuar se i kishte blerë në tregun e zi të Kosovës. Edhe policia bullgare konfirmoi se cigaret mbanin banderola kosovare, ndërsa në tregun e zi vlera e tyre me shumicë është vetëm 1 euro.

Gjatë kontrollit cigaret u zbuluan prapa radios, kanalet e ventilimit dhe nëpër dyert dhe pjesët e tjera të veturës të tipit Opel. Ky është rasti i radhës ku policia ka kapur shtetas serb që po trafikonin cigare. (comeze/INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›