Downing optimist për Liverpoolin

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 16:00
Përforcimi i ri i Liverpoolit, mesfushori Stewart Downing beson se skuadra e tij mund të shfaqet konkurrent për titull në Premierligë nëse vazhdon me formën e mirë që tregoi para pushimit ndërkombëtar.
“Ekziston një atmosferë e mirë në Liverpool. E kemi filluar shumë mirë sezonin por na pret një seri e ndeshjeve të vështira, filluar me Stoke. Por, nëse vazhdojmë të luajmë siç kemi filluar, kemi gjasa të mira të përfundojmë në krye të tabelës” tha Downing për mediet angleze.