E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi parë Serbi-BE

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 18:00

Forumi i parë Serbi-BE, në organizim të Qeverisë së Serbisë, do të mbahet të premten në Beograd. Pritet ardhja e 400 ministrave, intelektualëve, përfaqësuesve të OJQ’ve dhe gazetarëve nga vende të BE’së dhe rajoni.

Temë e ngjarjes do të jetë “Tejkalimi i krizës, rrugë drejt BE’së”.

Sipas zëvendëskryeministrit serb, Bozidar Djelic, forumi do të hapet nga presidenti serb Tadic dhe nga presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy. Gjithashtu, përveç politikanëve vendorë, pritet që të pranishmëve t’iu drejtohet edhe kryesuesi i ardhshëm i Parlamentit Evropian, Martin Shultz.

Është paraparë edhe një takim me zëvendëskryeministrat dhe ministrat e jashtëm të disa vendeve rajonale (si Maqedonia, Serbia, Kroacia, BeH, Mali i Zi), por edhe nga Turqia dhe disa vende tjera që kanë nisur rrugëtimin për në BE.

Do të ketë edhe panele për ekonominë, zhvillimin, luftimin e krimit të organizuar, migrimet ilegale, etj. Temë e panelit të fundit është: “Gjeopolitika e Ballkanit Perëndimor: A ekziston edhe diçka tjetër përveç bashkimit Evropian”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›