E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad: Vendet që do të na sanksionojnë, do të pendohen

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, bëri të ditur se negociatat rreth propozimit për shkëmbimin e uraniumit po vazhdojnë.
Ahmadinexhad tha se vendet që do të përpiqen të vendosin sanksione të reja mbi Iranin do të pendohen për veprimet e tyre që do të ndërmarrin.
"Nëse dikush do të veprojë kundër Iranit, përgjigja jonë nuk do të jetë si në të kaluarën ndërkohë që ne kemi reaguar me këshilla dhe shpjegime. Ne do të përgjigjemi në mënyrë reciproke ndaj vendeve që do të na frenojnë dhe do të pendohen", tha Ahmadinexhad.
Kombet e Bashkuara i kanë ofruar Teheranit që të pasurojë uraniumin në një vend të tretë, duke adresuar shqetësimet e Perëndimit se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në Xhedah të Arabisë Saudite e quajti republikën Islamike "mbështetësin më të madh të terrorizmit në botë".
Klinton shtoi se qëllimi nuk është vetëm të kemi një Iran pa armë bërthamore, por gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›