E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad në OKB, perëndimorët dalin jashtë



Liderët më të lartë të Kombeve të Bashkuara kanë përdorur një konferencë nukleare të nivelit të lartë, për të kritikuar publikisht Presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhad, për injorimin që ai u ka bërë rezolutave të OKB-së. Ndërsa Ahmadinexhad nisi fjalimin e tij, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë kanë dalë nga salla, për të protestuar mbi qëndrimin nuklear të Iranit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun dhe shefi i mbikëqyrjes nukleare në OKB, Yukiya Amano, fajësuan Ahmadinexhadin, i cili dëgjonte nga vendi i tij për provokime diplomatike, lidhur me programin e tij nuklear. Liderët e botës reflektuan shqetësim në rritje mbi kërcënimet e politikës nukleare të Teheranit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›