Paris Hilton shpenzon 20 mijë dollarë vetëm në një dyqan
Regjistruesi i kasës flet qartë: 20 mijë dollarë. Bëhet fjalë për Paris Hilton, e cila ka e shpenzuar këtë shumë, në një dyqan të vetëm veshjesh një Los Anxheles. Trashëgimtarja bukuroshe nuk ka mundur të përbahej, kur bëhej fjalë për të ndryshuar garderobën, sepse pranvera po i lë vendin verës dhe gjithçka duhet të jetë e re. Me çanta nëpër duar, Paris është parë duke dalë nga dyqani, me pantallona rozë dhe syza të mëdha, duke mos lënë dyshime për aftësinë e saj, se di të jetë mjaft mirë në qendër të vëmendjes. Biondja ekstravagante është e dhënë pas të bërit pazar, kryesisht pas blerjes së veshjeve shik. E shtynë ta ekzagjeronte paksa, mbase “dhembjet e zemrës”, pas ndarjes nga i dashuri historik, Dag Reinhart. Ajo ndihet e vetmuar dhe kjo është mënyra më e mirë për ta kaluar periudhën e vështirë.
5 Maj 2010