E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron Diaz, thashetheme se ka një lidhje me Rodriguez



Aktorja e Hollivudit, Kameron Diaz, ka nxitur spekulimet se ajo është duke dalë me yllin e bejsbollit, Aleks Rodriguez. Sipas “Inside Edition”, aktorja është fotografuar duke u larguar nga apartamenti i sportistit në Nju Jork me tre çanta gjatë natës.
Dyshja raportohet se janë në lidhje që kur u takuan në mbrëmjen e ndeshjes së famshme të bejsbollit, “Super Boël”, që u organizua nga çifti Tom Kruis dhe Kejti Holms. Rodriguez së fundmi ka pasur një lidhje sentimentale me aktoren e njohur Keit Hudson. Rodriguez shquhet për lidhjet e tij me femrat dhe kjo është një nga arsyet pse përmendet shpesh në rubrikat e lajmeve rozë.

5 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›