Ahmadinexhad shpallet president, protestat vazhdojnë
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, shpalli sot Mahmoud Ahmedinexhadin si president, teksa në vend vazhdojnë trazirat politike në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Ceremonia e shpalljes së presidentit i hap rrugën procesit zyrtar të marrjes së detyrës, proces që finalizohet të mërkuren me betimin në parlament.
BBC thotë se kritikat ndaj zotit Ahmedinexhad nuk vijnë vetëm nga opozita, por janë shtuar edhe në radhët e kolegëve të tij konservatorë. Mbi 100 figura të njohura të opozitës janë çuar në gjykatë në procese që opozita i cilëson si "gjyqe teatrale". Në media janë transmetuar rrëfimet e të akuzuarve, mes të cilëve edhe një ish-zëvendëspresident që shfaqet duke falenderuar hetuesin, i cili e ka "ndërgjegjësuar për gabimet që ka bërë".