E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati, kontrata formale president-futbollist

Tirana, ose Dinamo e Vllaznia, tre ekipe pretendente sipas deshires se presidentit te klubit, mund t'i "flakin" lojtaret qe kane ne perberje, per t'i zevendesuar me te tjere, pasi kontratat qe ata nenshkruajne jane thjesht formale. Behet fjale per marreveshje mes presidentit dhe futbollistit, kur ky i fundit i merr ose jo parate qe i jane premtuar, ne baze te ecurise ose paraqitjes se lojtarit. Ne FSHF dorezohet nje liste formale, me ata emra qe jane perpiluar, por kur hasen probleme financiare, zgjidhja eshte qe palet te merren vesh me njeri-tjetrin. Kane qene te shumta problemet qe kane ngritur lojtaret, qe sipas tyre, me shpesh ndodh te mos marrin parate, kur vjen fundi dhe ekipet e medha nuk realizojne objektivat. Dhe ne fund ndodh qe disa lojtare perjashtohen nga ekipi, por kur ata zgjedhin skuadren e radhes, ndeshen me te njejtat probleme, ka ndodhur qe te rikthehen tek i njejti ekip, duke perseritur llojin e kontrates e cila i penalizmi me pare. E thene ndryshe, ata jane te "denuarit" e pazarit ne fjale. Zeri i ngritur qe te ndryshoje funksionimi i tille dhe te nenshkruhen kontrata profesionistesh, me qellim qe futbolli yne te funksionoje, sic ndodh ne vende te tjera edhe kete edicion nuk mori pergjigje. Ekipet kane perfunduar thuajse, blerjet e merkatos dhe pritet te depozitojne brenda muajit ne FSHF listen me lojtare, si ne cdo edicion tjeter. Redi Jupi, nje prej lojtareve me te dalluar te kampionatit tone, i cili vari "kepucet mbi gozhde" dhe aktualisht eshte menaxher i FIFA-s, thekson se kjo praktike duhet te marre fund, sepse ne ekipet tona kontratat nuk jane ne parametrat e duhura. Mjafton edhe nje fakt tjeter, qe Den Hof, nje holandez qe luajti me Tiranen, pas problemeve mori me vendim te FIFA-s te gjitha parate, pasi kishte nje kontrate te rregullt. Megjithate, organizimi i problemit qe eshte shtruar shpesh ne media, edhe ne kete edicion do te funksionojne si ne vitet e kaluara. Nuk ka pasur asnje organizim apo koordinim, mes FSHF-se dhe klubeve ne lidhje me kete ceshtje. Lojtaret jane ata qe humbin ne kete mes, pasi nuk arrijne qe te marrin parate e kontratave dhe per rrjedhoje largohen te deshperuar. Drejtuesit e klubit, arrijne me pjesen me te madhe te lojtareve qe te nenshkruajne kontrata formale. Vetem lojtaret e huaj me emer, qe kane ardhur ne Shqiperi, nenshkruajne kontrata bashkekohore, qe njihen edhe nga FIFA. Sa here kane dale probleme, ata i jane drejtuar FIFA-s dhe kane arritur te marrin parate.

Ne vend te tregut afrikan, tani preferohen ballkanasit

Tirana nuk ka preferuar lojtare nga Afrika, as Dinamo. Edhe ekipet e tjera te Kategorise Superiore kane injoruar lojtare qe vijne nga Afrika, per shkak te cilesive te dobeta te tyre. Pese-gjashte vjet me pare, ishte ne mode qe te bliheshin lojtare kryesisht afrikane, per shkak edhe te cmimit te lire. Ne kete edicion, kryesisht ekipe te Kategorise se Pare kane sjelle lojtare nga kontinenti i zi. Por gjithmone e me shume, ky treg nuk eshte i preferuar i presidenteve shqiptare te futbollit. Tregu ballkanas, dominon aktualisht ne blerjen e lojtareve te huaj. Vllaznia ka marre disa lojtare ne prove, nga Mali i Zi apo Serbia. Apolonia eshte kampione ne kete drejtim, pasi mbart nje numer te konsiderueshem me lojtare ballkanas, kryesisht boshnjake dhe serbe, madje drejtohet nga nje trajner ballkanas, Esat Karishek. Por edhe Tirana, ka preferuar trajnere ballkanas ne dy edicionet e fundit. Bardheblute kane qene me te rezervuar ne kete drejtim, gjate gjithe historise se fundit. Dinamo eshte gjithashtu e kujdesshme dhe ka qene e orientuar nga tregu ballkanas, ose argjentinas. Partizani, qe ka sjelle me shume lojtare te huaj nga Afrika, prej dy viteve te fundit ka "hequr dore".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›