E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmed Januzi: Momenti im? E di trajneri

Sulmuesi që militon në radhët e Vorskla Poltavës në kampionatin Ukrainas, ndien se ka ardhur momenti i tij, por sidoqoftë bën modestin, duke e lënë gjithçka në dorë të trajnerit. “Nëse do të më jepet rasti, do të jap maksimumin dhe do të bëj më të mirën. Por është trajneri ai që vendos.” Më pas, ai i thur lavdërime edhe Armend Dallkut, lojtarit që militon prej 7 sezonesh në Poltavë. “Dallku është që prej 7 vitesh te Vorskla dhe të gjithë kanë shumë respekt për të. Është lojtar shumë cilësor. Është mbrojtësi kryesor në ekipin tonë. Pa Dallkun duket sikur jemi pa mbrojtje. Nëse largohem nga Vorskla? Kam kaluar një kohë të gjatë dhe është disi e vështirë. Kam edhe Dallkun aty. Këto janë edhe rregullat e futbollit, duhet të mendosh edhe për veten.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›