E Diel, 1 Nëntor 2026

Sise: Për kombëtaren jam gjithnjë “gjallë”

“Atë ditë që do të lë futbollin, mund të thoni se kam vdekur për ekipin e Francës. Jo më parë! Për sa kohë do të luaj, do të besoj në grumbullim”. Vendosmëria e Xhibril Sises (30 vjeç, 40 ndeshje dhe 9 gola me Francën), që shpaloset në faqet e France Football, është shpaguar. Sulmuesi i Lacios, sikundër edhe anësori i Valencias, Zheremi Matjë (27 vjeç, asnjë ndeshje), u grumbulluan në kuadër të ndeshjeve eliminatore të skuadrës së Francës kundër Shqipërisë, të premten, dhe Bosnjës, të martën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›