E Diel, 1 Nëntor 2026

çelet ekspozita "Dorëshkrime bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri"

"Dorëshkrime bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri". Kështu quhet ekspozita që është shfaqur në ambientet e Arkivit Qëndror Shtetëror në Tiranë e cila ka si synim kryesor njohjen e studiuesve dhe publikut me dokumentacionin që ruhet në këtë arkivë, dhe konkretisht me pasurinë e periudhës bizantine në Shqipëri.
Në fjalën e saj, drejtoresha e këtij arkivi, Nevila Nika, u shpreh se në shkresat e këtij arkivi janë rrënjët tona, e shkuara, e tashmja, dhe e ardhmja e kombit tonë.
I pranishëm ka qenë dhe kryeministri Sali Berisha, i cili dhe është kujdesur për hapjen e kësaj ekspozite. Berisha tha se dokumentat që ruhen në këtë institucion, janë dëshmi e pavdekësisë së kombit shqiptar, duke na njohur në gjithë botën.
Pjesë e 44 kodikëve të shfaqur në këtë ekspozitë kanë qenë dhe dy kodikët e njohur, Beratinus 1 dhe 2, të cilët janë bërë pjesë e Unescos, që prej vitit 2005.
Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë politikanë, diplomatë, studiues, si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›