E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania miraton paketën për Greqinë

Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel miratoi paketën e shpëtimit për Greqinë me një kontribut prej 22.4 miliardë euro.
Qeveria shpreson se projektligji mbi këtë plan, i kundërshtuar nga shumica e gjermanëve do të miratohet nga parlamenti nga e premtja.
Gjermania është kontribuesi më i madh për një paketë prej 110 miliardë euro që do të jepet gjatë tre viteve.
Ndihma e ka për qëllim që të mbajë krizën e borxhit grek të papërhapur në ekonomitë e tjera të dobëta të eurozonës dhe të mbajë të fortë euron. Ministri i Jashtëm Italian Franko Fratini tha se paketa e sotme erdhi shumë vonë për shkak të pavendosmërishë së Gjermanisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›