VV kandidon Alban Krasniqin për kryetar të Malishevës

Alban Krasniqi që e përfaqësonte Lëvizjen Vetëvendosje në KQZ, do të jetë kandidat i këtij subjekti për kryetar të Malishevës. Për këtë ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate.
“Tani, Malisheva mbijeton falë punës së atyre qindra punëtorëve sezonal që çdo ditë udhëtojnë në të gjitha anët e Kosovës e më gjerë për të siguruar mbijetesën e familjeve të tyre, mbijetesë kjo e vështirë por e dinjitetshme. Sot Malisheva mbijeton po ashtu falë dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve, të cilëve shpresën dhe mundësinë për tu arsimuar, punuar, e jetuar këtu ua mori, si regjimi i kaluar ashtu edhe ky i tanishmi”, ka thënë Krasniqi në konferencën e mbajtur.
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti i pranishëm në këtë konferencë tha se veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare, që është rritur në një familje ku idealet e bashkimit kombëtar, lirisë e barazisë, janë kultivuar gjithnjë./Indeksonline/