E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmetaj: Berisha mashtroi me alibine, njehere ne 100 vjet

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Ahmetaj, akuzoi dje kryeministrin Berisha se genjen, pasi alibine, nje here ne 100 vjet e hedh poshte Rregullorja. Permes nje deklarate per shtyp, zyrtari socialist theksoi se gjate ketyre 17 diteve kemi degjuar prononcimet zyrtare te Kryeministrit dhe te Ministrit pergjegjes per energjitiken te thone se Katastrofa e Veriut ishte nje katastrofe natyrore, per shkak te fenomeneve te reshjeve dhe prurjeve te medha qe ndodhin nje here ne 100 vjet. "Ndryshe nga kryeministri dhe Ministri i energjetikes, ne kemi zgjedhur t'i referohemi rregullores, sepse besojme se hartuesit e kesaj rregullore te cilet jane njekohesisht dhe projektuesit dhe ndertuesit e kaskades se Drinit, kane parashikuar te gjitha hapat e domosdoshem qe duhen marre per te shmangur raste te permbytjeve te mundshme si kjo e fundit ne Veri", deklaroi Ahmetaj. Sipas tij, "te dhenat zyrtare thone se prurjet maksimale ne Fierze arriten ne nivelin e 1800 m/kub ne sekonde dhe kryeministri thote se kjo ndodh nje here ne 100 vjet. Jo. Po t'i referohemi rregullores mbi shkarkimin e plotave ne hidrocentralet e lumit Drin, faqe 34, pika 11.1.4 parashikohet niveli i prurjeve maksimale ne kuotat 4 365 meter/kub ne sekonde. Kjo eshte dukuria e rralle qe parashikon rregullorja, e cila mund te sjelle pasoja emergjence pavaresisht dhe menaxhimi", vleresoi deputeti socialist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›