E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, ne Bruksel e SHBA ne fundin e janarit dhe fillim te marsit

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, do te vizitoje Brukselin ne fund te muajit janar. Lajmi behet i nga burime prane selise roze, te cilet sqarojne se vizita eshte e karakterit politik, kohe e cila do te perkoje me miratimin e draft-rezolutes te Komisionit Evropian per situaten aktuale ne Shqiperi. Mesohet, se ne Bruksel kryesocialisti do te kete takime me nivele te larta te perfaqesuesve te se majtes ne Komisionin Evropian. Burimet brenda Partise Socialiste sqarojne se ne keto takime do te negociohet dhe nje pakete kushtesh, qe do te vendoset nga socialistet shqiptare per hyrjen ne Kuvendin e Shqiperise. Ajo qe do te kerkohet nga socialistet do te jete hapja e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, si dhe realizimin e zgjedhjeve te parakohshme nese nuk hapen kutite e votimit. Paketa e PS per hyrjen ne Kuvend pritet te marre opinionin e homologeve socialist ne Bruksel dhe me pas do te behet kushti baze i socialisteve per mazhorancen aktuale. Pas vizites ne Bruksel ne muajin mars, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, do te kete nje vizite pune ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku pritet te takohet me zyrtare te larte amerikane. D.D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›