E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Statuti i partise, zbatohet si Kushtetuta

Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, ne nje prononcim te dhene dje per mediat, nuk pohoi se nese per nje shkelje te vendimit politik nga ana e deputeteve te Levizjes per Mendimin Ndryshe, kur PS vijon bojkotin, do te kete zbatim te statutit te partise. Ky statut u zbatua me perjashtim nga partia per 6 deputete te cilet votuan pro Bamir Topit per President. "Natyrshem, cdo force politike ka rregullat e veta. Ashtu sikurse ne themi se zbatohet Kushtetuta, ne mendojme qe dokumentet baze qe e bejne nje organizate politike te jete serioze dhe marre persiper pergjegjesite, do te thote qe pikesepari t'i zbatojne ato rregulla qe vendosen se bashku dhe me mekanizmin demokratik, qe eshte permes shumices se votes", deklaroi Dade. Ajo tha se nuk beson kurre "se ndokush, aq me teper me pergjegjshmerine qe ka marre nje mandat, tashme eshte mandat jo individual, por e dikton edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, qe ne tashme jemi shume here me shume te detyruar qe te zbatojme vendimet e partise, sepse ne kemi qene deputete te listes zgjedhore, e cila ka bere qe votuesit te votojne per forcat politike dhe jo per ne si individe". Zyrtarja socialiste sqaroi dhe aksionin e metejshem politik te PS, duke sqaruar se shume shpejt PS-ja dhe aleatet do te nisin protestat, me te medha se ato te 20 nentorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›