KE: Opozita ne Kuvend, hetim zgjedhjeve
Rozeta Rapushi
Keshilli i Evropes ka perpiluar nje projekt rezolute per Shqiperine, ku i kerkon qeverise dhe opozites, t'i japin fund krizes aktuale politike ne vend, pasi ka bllokuar procesin e anetaresimit te vendit ne BE dhe liberalizimin e vizave. Ne projekt rezoluten perpiluar nga Jaakko Laakso dhe David Uilshire, qe do te votohet ne 28 janar te ketij viti ne Asamblene Parlamentare, propozohet jo vetem gjetja e menjehershme e dialogut, por edhe disa zgjidhje, si ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit dhe mbajtja e nje tryeze te gjere politike. "Asambleja kujton se Shqiperia ka aplikuar formalisht per anetaresim ne Bashkimin Evropian me 28 prill 2009. Me 16 nentor 2009, Keshilli ftoi Komisionin Evropian te paraqese opinionin e tij mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim. Megjithate, ne situaten aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian eshte bllokuar. Eshte domethenese qe Shqiperia, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk eshte kualifikuar ende ne liberalizimin e vizave nga Keshilli i Bashkimit Evropian", thuhet shprehimisht ne projekt rezolute. Asambleja i kerkon qeverise shqiptare dhe opozites t'i japin fund krizes aktuale politike ne vend dhe te marrin persiper pergjegjesite e tyre, ne menyre qe te procedoje me reformat jetike dhe shume te nevojshme dhe te shenojne progres ne drejtim te integrimit evropian. Ne menyre te vecante, kerkohet qe qeveria te ngreje, pa vonese, nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009, si dhe ne te njejten kohe opozita te kthehet ne Parlament. Ne te theksohet fakti, se Asambleja Parlamentare, disaprovon krizen politike dhe institucionale, qe ka paralizuar politiken ne Shqiperi. "Ky bojkot ben qe reformat shume te nevojshme te jene te pamundura. Kjo situate demton popullin shqiptar dhe ambiciet e tyre te integrimit evropian. Asamblese i vjen keq qe ky bojkot ka demtuar marredheniet e Shqiperise me Asamblene. Pas zgjedhjeve te qershorit 2009, delegacioni i ri shqiptar prane Asamblese nuk eshte caktuar ende dhe anetaret e delegacionit te vjeter, perfaqesues te opozites, nuk marren pjese me ne aktivitetet e Asamblese", kritikohet ne projekt rezolute. Duke i kujtuar Shqiperise se ka aplikuar formalisht per anetaresim ne BE dhe ende nuk ka perfituar nga procesi i liberalizimit te vizave, duhet ti jape fund sa me pare krizes politike. Ne kete kuader, Shqiperise i kerkohet te zbatoje menjehere rekomandimet per zgjedhjet, te jape nje zgjidhje se si do te votojne ne te ardhmen emigrantet, te rregulloje si duhet fondet qe perdorin partite politike ne zgjedhje, te jete transparente ne rregullat e pronesise dhe mediave si dhe te rregulloje menyren e zevendesimit te anetareve ne komisionet zgjedhore. Po keshtu, ne projekt rezolute, kerkohet te percaktohet qarte perfaqesimi i grave ne listat e kandidateve dhe vendimmarrje. "Asambleja fton zyrtaret e partive politike dhe perfaqesuesit e shoqerise civile ne Shqiperi te ngrene nje grup te perbashket per te ekzaminuar te gjitha rastet e presionit mbi njerezit gjate fushatave elektorale dhe te vendosin pergjegjesi per secilin nga kundravajtesit apo shkelesi te ligjit elektoral", thuhet ne projekt rezolute.
Paralajmerimi
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, ne nje projekt rezolute e cila pritet te miratohet brenda ketij muaji, ben me dije se procesi i anetaresimit ne BE i Shqiperise, si dhe ai per liberalizimin e vizave, jane te penguar nga kriza aktuale politike.
Draft rezoluta qe do te miratohet me 28 janar 2010
1. Asambleja Parlamentare disaprovon krizen politike dhe institucionale, e cila ka paralizuar politiken shqiptare, ne vijim te zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009, ku Partia Socialiste ne opozite bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverise se drejtuar nga Partia Demokratike. Ne nje Parlament ku mazhoranca qeverisese nuk ka 3/5 (tre te pestat) e votave te duhura per te kaluar reformat kryesore kushtetuese, ky bojkot ben qe reformat me shume te nevojshme te jene te pamundura. Kjo situate demton popullin shqiptar dhe ambiciet e tyre te integrimit evropian.
2. Asamblese i vjen keq qe ky bojkot ka demtuar marredheniet e Shqiperise me Asamblene. Pas zgjedhjeve te qershorit 22009, delegacioni i ri shqiptar prane Asamblese nuk eshte caktuar ende dhe anetaret e delegacionit te vjeter, perfaqesues te opozites, nuk marren pjese me ne aktivitetet e Asamblese.
3. Asambleja veren se mungesa e dialogut parlamentar dhe rekursi tek bojkoti, ne menyre te vecante pas rezultateve te zgjedhjeve, perben nje problem te riperseritur ne Shqiperi, qe seriozisht pengon funksionimin e institucioneve demokratike te shtetit.
4. Asamblese i vjen keq se ne mungese te nje dialogu domethenes parlamentar, retorikat e zjarrta po perdoren nga te gjithe ata qe jane perfshire te to. Kjo situate mund te destabilizoje vendin.
5. Asambleja kujton se Shqiperia ka aplikuar formalisht per anetaresim ne Bashkimin Evropian me 28 prill 2009. me 16 nentor 2009, Keshilli ftoi Komisionin Evropian te paraqese opinionin e tij mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim. Megjithate, ne situaten aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian eshte bllokuar. Eshte domethenese qe Shqiperia, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk eshte kualifikuar ende ne liberalizimin e vizave nga Keshilli i Bashkimit Evropian.
6. Asambleja shpreh gatishmerine e saj per te ofruar nje ndihme per te arritur zgjidhjen ne Shqiperi e te punojne ne bashkepunim te ngushte me organizata te tjera nderkombetare, ne kerkim te nje zgjidhjeje te krizes politike. Mbeshtet te gjitha perpjekjet, perfshire ato te ndermarra nga Presidenti shqiptar Bamir Topi, per te mbledhur se bashku partite politike evropiane. Ne kete kendveshtrim, konsideron se nje tavoline e rrumbullaket, ku te marrin pjese te gjitha partite politike per te vendosur bazat per te rivendosur dialogun parlamentar.
7. Asambleja i kerkon qeverise shqiptare dhe opozites t'i japin fund krizes aktuale politike ne vend dhe te marrin persiper pergjegjesite e tyre, ne menyre qe te procedojne me reformat jetike dhe shume te nevojshme dhe te shenojne progres ne drejtim te integrimit evropian, nje qellim i perbashket per te gjithe. Ne menyre te vecante, kerkon qe qeveria te ngreje, pa vonese, nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit 2009, si dhe ne te njejten kohe i kerkon opozites te kthehet ne Parlament dhe te marre pjese teresisht ne punimet parlamentare.
8. Asambleja i kerkon autoriteteve shqiptare te implementojne rekomandimet e Komitetit ad hoc te Byrose, qe ka vezhguar zgjedhjet e qershorit 2009, per te permiresuar, ne bashkepunim te ngushte me Komisionin e Venecias, kuadrin legjislativ zgjedhor dhe te permiresojne kapacitetet e administrates zgjedhore, ne menyre te vecante ne sa vijon:
8.1 Regjistri i gjendjes civile dhe regjistri zgjedhor dhe ne kete kontekst, nevoja per t'i gjetur zgjidhje problemit te se drejtes e votes se qytetareve shqiptare qe jetojne jashte;
8.2 Rregullimi i mbulimit nga mediet dhe perdorimi i fondeve publike ne fushatat zgjedhore, te cilat disavantazhojne parti politike jo te perfaqesuara ne Parlament;
8.3 Rregullat e transparences ndaj pronesise se medieve dhe zbatimit me efektivitet;
8.4 Menyra e zevendesimit te anetareve te komisioneve te niveleve te uleta, cka eshte e papajtueshme me nje administrate zgjedhore te paanshme dhe profesionale;
8.5 Kushti i paqarte per te perfshire grate ne listat e kandidateve, qe duhet riparo, ne menyre per te garantuar qe kandidatet gra te jene ne nje pozicion te zgjedhshim;
8.6 Nevoja per te shfuqizuar garantimin e te drejtave te vecanta ne zgjedhje per partite politike qe jane ne Parlament.
9. Asambleja fton zyrtaret e partive politike dhe perfaqesuesit e shoqerise civile ne Shqiperi te ngrene nje grup te perbashket per te ekzaminuar te gjitha rastet e presionit mbi njerezit gjate fushatave elektorale dhe te vendosin pergjegjesi per secilin nga kundravajtesit apo shkelesi te ligjit elektoral.
10. Ne menyre qe te mbeshtetet procesi i zgjidhjes se situates aktuale politike dhe te asistojne Presidentin Topi ne rolin e tij te mediatorit dhe perpjekjeve per te rivendosur dialogun politik dhe t'i jepet fund bojkotit bazuar ne pranimin e rezultateve te zgjedhjeve te fundit dhe rivendosjen e demokracise parlamentare, Asambleja vendosi t'i kerkoje:
10.1 Presidentit Topi, ne qofte se ekziston ndonje rruge per te ndihmuar perpjekjet e tij ne arritjen e pajtimit;
10.2 Komunitetit nderkombetar dhe perfaqesuesve diplomatike ne Tirane, nise mund t'i sugjerojne Asamblese veprime te tjera;
10.3 Grupeve te saj (Asamblese) politike te ushtrojne influencen e tyre tek perfaqesuesit e partive politike shqiptare;
10.4 Komitetit Presidencial se bashku me bashke reporteret e Komitetit Monitorues te vizitojne Shqiperine sa me shpejt te jete e mundur pas sesionit se Janarit 2010 te Asamblese.
Draft-rekomandimet
Cfare propozohet te behet per kalimin e krizes
1. Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes i referohet Rezolutes.... (2010), qe ka te beje ne menyre te drejtperdrejte me funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi, permes se ciles disaprovon krizen politike dhe institucionale qe ka paralizuar politiken ne Shqiperi pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009, ku Partia Socialiste ne opozite bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverisjes se Partise Demokratike.
2. Duke kujtuar se Keshilli i Evropes ka detyren statutore per te ndihmuar nje shtet anetar, i cili kerkon te tejkaloje nje krize te rende politike ne pikepamjen kushtetuese dhe demokratike, Asambleja rekomandon se Komiteti i Ministrave:
2.1 te perfshihet ne menyre aktive, ne bashkepunim te ngushte me organizatat nderkombetare dhe perfaqesuesit diplomatike te vendeve anetare te Keshillit te Evropes ne terren (ne Shqiperi), ne kerkim te nje zgjidhjeje politike te kesaj krize dhe te mbeshtese perpjekjet per te mbledhur te gjitha partite politike ne nje tavoline bisedimesh.
2.2 konsideron monitorimin e zhvillimeve ne Shqiperi, mundesisht duke perfshire kete ceshtje ne axhenden e Grupit te Raportereve per demokracine (GR-DEM), si nje mundesi per te propozuar cdo aksion tjeter te Komitetit te Ministrave, nese do te kerkohet sipas situates.
2.3 angazhimin ne dialog me Asamblene per menyren se si Organizata mund te kontribuoje per nje zgjidhje te krizes aktuale.
Beqja: Te filloje menjehere vleresimi i demeve, me ekipe profesionistesh te perbere nga inxhiniere ndertimi, agronome, veterinere dhe zooteknike