Ahmetaj: PS, e hapur per nje koalicion te gjere opozitar
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Ahmetaj, deklaron se ne zgjedhjet e vitit 2013 duhet nje koalicion i gjere opozitar. Sipas tij, Partia Socialiste eshte ne gjendje te ofroje nje alternative me te mire perballe mazhorances dhe do ta tregoje kete gje perballe qytetareve. Deputeti ka theksuar se koalicioni duhet te bazohet vetem ne qendrimet e kunderta me mazhorancen. "Qellimi i kesaj opozite, i Partise Socialiste eshte rrezimi i Sali Berishes dhe ne do t'i tregojme shqiptareve sa te vendosur, sa te qarte jemi per te bere kete gje ashtu sic duhet. Sigurisht qe ne kete beteje, ne si parti e pare opozitare, i ftojme te gjitha partite te marrin pjese ne nje front te gjere antiregjim per te larguar Sali Berishen njehere e mire nga skena politike", - tha Ahmetaj dje per "News 24". Qendrimi i deputetit te PS-se eshte ne te njejten linje me drejtuesit e partise, te cilet kane folur per zgjerimin e koalicionit edhe me forca qe u perkasin spektrave te ndryshme politike, vec atij te majte. Deputeti i PS-se ka folur dhe per situaten e krijuar ne vend nga zjarret. Sipas tij, pasojat e sotme nga zjarret vijne per shkak te mosmarrjes se masave nga ana e mazhorances. "Qeveria ka deshtuar ne kontrollin e territorit. Qeveria eshte zjarrvenesja kryesore", - u shpreh dje deputeti i Partise Socialiste. Ahmetaj eshte ndalur dhe ne situaten ekonomike ne vend, duke paraqitur kendveshtrimin e opozites per kete ceshtjet. Sipas tij, vendi eshte ne krize ekonomike, ndersa ka theksuar se Raporti i Bankes se Shqiperise ka te dhena shqetesuese per kete ceshtje. "Banka e Shqiperise dje tha qe familjet shqiptare nuk kane me te ardhura te disponueshme, te mjaftueshme per te shpenzuar dhe e kane ulur ne menyre radikale konsumin. Banka e Shqiperise dje tha se biznesi sot eshte ne terheqje per shkak te renies ekonomike dhe per shkak te borxheve serioze qe i kane bankave dhe njeri-tjetrit, i thene ndryshe, vendi eshte i falimentuar dhe arsyeja e drejtperdrejt eshte qeveria shqiptare", - tha deputeti i Partise Socialiste ne lidhje me situaten ekonomike ne vend. Nisur nga keto te dhena, Ahmetaj eshte shprehur se qeveria ka pergjegjesi per situaten ekonomike. "Raporti i Bankes se Shqiperise konfirmoi krizen ekonomike dhe buxhetore. Kjo qeveri duhet te jape doreheqjen nje ore me pare", - tha deputeti i Partise Socialiste Ahmetaj.
Rama, ne Internacionalen Socialiste
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, prej dy ditesh ndodhet ne Afriken e Jugut ne kuader te nje takimi te Internacionales Socialiste. Kongresi Zgjedhor i Internacionales Socialiste zhvillohet ne Cape Town dhe ne qender te saj eshte diskutimi per situaten ekonomike, krizen boterore dhe pikepamjet e se majtes per kete ceshtje. Sic ka bere te ditur vete kreu i PS-se eshte fokusuar tek "ekonomia, drejtesia sociale dhe taksimi i ndershem".