Ahmetaj Qendrimi i KiE nuk perfshin 8 majin
Perfaqesuesi socialist i delegacionit shqiptar ne Asamblene e Pergjithshme te Keshillit te Europes Arben Ahmetaj deklaroi dje se dokumenti i bere publik nga KiE eshte thjesht nje raport monitorimi i cili nuk perfshin periudhen zgjedhore ne Shqiperi. Ne nje prononcim per gazeten Shqip Ahmeti deklaroi se ky raport eshte hartuar nga Komisioni i Monitorimit te Asamblese Parlamentare te KiE-s dhe perfshin opinione per te gjitha vendet te cilat jane nen monitorim nga Keshilli i Europes. Sipas Ahmetit ky raport edhe i pervitshem dhe i perket periudhes maj-2010-prill 2011 duke mos perfshire periudhen zgjedhore dhe postzgjedhore ne Shqiperi. Raporti i publikuar ne media eshte nje raport i cili hartohet cdo vit nga Komisioni i Monitorimit dhe kete radhe perfshin periudhen kohore maj 2010-prill 2011 pra periudhe e cila nuk perfshin zhvillimet e rendesishme zgjedhore te cilat ndodhen ne vendin tone pas dates 8 maj deklaroi per gazeten Ahmeti. Sipas tij kjo duket qarte ne raport kur kerkohet qe opozita te mos bojkotoje zgjedhjet lokale te 8 majit porosi kjo e cila me sa duket eshte zbatuar nga ana e opozites. Ne raport po keshtu permenden ngjarjet e 21 janarit dhe aty faji i vendoset edhe opozites dhe mazhorances per sa i perket situates tragjike qe ndodhi perpara selise se Keshillit te Ministrave ku humben jeten kater qytetare te cilet merrnin pjese ne demonstrate. Nga ana tjeter ky raport flet edhe per bojkotin parlamentar te cilin e denon dhe thekson se opozita duhet te kthehet ne Parlament per te marre pjese aty ne diskutimet dhe miratimin e legjislacionit. Por nje opinion i Keshillit te Europes per periudhen zgjedhore ne vend pritet te vije ne nje kohe te dyte dhe ne raportet e ardhshme te ketij institucioni te rendesishem europian.