E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi PS synon perbaltjet e procesit

Demokratet

Perfaqesuesi ligjor i Partise Demokratike Oerd Bylykbashi duke iu referuar kontestimeve te vazhdueshme te opozites gjate procesit te numerimit te votave te kontestuara i cilesoi ato te pabazuara ne ligj dhe qe tentojne perbaltjen e ketij procesi.

Pretendimet e PS-se kane tentuar te perbaltin integritetin e procesit por dhe te krijojne keqbesim dhe konfuzion tek ata qe e ndjekin ate. Ky proces ka ruajtur integritetin ne menyre maksimale dhe te gjitha keto pretendime jane te pabaza dhe ne kundershtim me ligjin por dhe te qellimshme dhe keqdashese u shpreh Bylykbashi. Ndersa perfaqesuesi tjeter i PD-se Njazi Kosovrasti u shpreh se kodet e sigurise kane qene te gjithe te shenuara ne procesverbale. Per problemet e kodit te peste patem probleme te perbashketa ato rezultuan te pabaza se nga kontrolli qe iu bene procesverbaleve te dorezimit rezultoi se te gjitha kodet perputheshin me numrat qe ishin shenuar ne procesverbalet e shenimit dekaroi Kosovrasti. Sipas perfaqesuesve te PD-se socialistet po bejne perpjekje per te perbaltur procesin zgjedhor. Procesi kete jave prodhoi rezultat ne favor te Bashes. Diferenca e kandidateve rezulton me 25 vota me shume ndaj kandidatit te Aleanca per Qytetarin ndaj ju kerkojme qe te shpallet fitues Lulzim Basha deklaroi Kosovrasti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›