Ahmetaj: Të gjithë buxhetet, që nga 2013-ta, janë karta sociale që kanë në qendër qytetarët

Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj, deklaroi sot në Kuvend, gjatë seancës kur diskutohej buxheti 2023, se aktualisht 60 mijë të punësuar nuk paguajnë taksa. Sipas tij, të gjithë buxhetet, që nga 2013, janë karta sociale që kanë në qendër qytetarët shqiptarë, por edhe me sipërmarrjet.
“Flamuri social i kësaj maxhorance ka të bëjë me taksën progresive. T’i krahasojmë të dy qeveritë. 10% taksë mbi qytetarin e zakonshëm deri në 2013. Kurse sot janë gati 60 mijë të punësuar që paguajnë zero taksa”- deklaroi Ahmetaj.
/rtsh.al/