Ahmeti: Enciklopedia prodhon konflikt mes dy komuniteteve
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, thotë se enciklopedia maqedonase prodhon konflikt mes dy komuniteteve më të mëdha, pikërisht në kohën kur Maqedonia ka nevojë më pak për një gjë të tillë. "Ky pamflet politik me përmbajtje jashtëzakonisht provokative, ka një tekst mjaft tendencioz e përçarës që ndikon seriozisht në ftohjen e marrëdhënieve mes dy komuniteteve më të mëdha, dhe është një pamflet që prodhon konflikte. Pse redaktori kryesor i enciklopedisë Ristovski, nuk ka konsultuar enciklopeditë vërtetë shkencore të vendeve të ndryshme të botës siç është p.sh enciklopedia gjermane, ku Insbrukun e vlerëson si qytet të lashtë ku jetonin bashkërisht ilirët me romakët. Përse ai nuk bën një vizitë qytetin e vjetër të Romës ku në gurë është shënuar pjesa e Adriatikut, se e gjithë ka qenë e banuar me ilirët. Pse Ristovski nuk paraqet argumente që rilindja kombëtare e kroatëve është quajtur Iliria", deklaroi Ahmeti. Kreu i BDI-së thotë se kjo enciklopedi është e dëmshme gjithashtu edhe për vetë maqedonasit dhe shpreson që nga ajo, të distancohen të gjithë intelektualët e mirëfilltë maqedonas. "Të thuash për shqiptarët që janë ardhacak, të thuash dhe të shpifësh për shqiptarët që nuk janë autoktonë në trojet e tyre në Maqedoni, vërtet është një shpifje që kurrësesi nuk ka mbulesë shkencore dhe kurrësesi nuk thuhet e vërteta" citon më tej Ahmeti. " Unë shpresoj që ky rast të shërbejë që në sipërfaqe të dalin forcat intelektuale të komunitetit maqedonas bashkërisht me inteligjencën shqiptare ta denoncojnë këtë provokacion dhe të kërkojnë që ky pamflet të tërhiqet nga qarkullimi sepse nuk është në të mirë të vendit. Ne kemi probleme sot shumë më shumë serioze. Me këtë rast duhet të theksoj se kemi kontestin me Greqinë, gjithashtu po hapen edhe konteste të tjera si me Bullgarinë, si me Serbinë", theksoi kreu i BDI-së.
Më tej, Ahmeti tha se "nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbuzen të nëpërkëmbën sepse në fund të fundit, këto janë fakte historike dhe historinë sot nuk mund ta bëj në mënyrë tendencioze Bllazhe Ristovski me kompaninë e tij".
Më tej, Ahmeti tha se "nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbuzen të nëpërkëmbën sepse në fund të fundit, këto janë fakte historike dhe historinë sot nuk mund ta bëj në mënyrë tendencioze Bllazhe Ristovski me kompaninë e tij".