Karamanlis-Papandreou, një qëndrim për emrin e Maqedonisë
Qëndrimet e partisë konservatore në pushtet Demokracia e Re dhe e opozitës socialiste të PASOK-ut, për sa i takon çështjes së emrit zyrtar të Maqedonisë, janë pothuajse identike, deklaruan liderët e dy partive, Costas Karamanlis dhe George Papandreou. "Athina mbështet aspiratat evropiane të vendeve fqinje, megjithatë mosmarrëveshjet lidhur me çështjen e emrit zyrtar të Maqedonisë mbeten ende të pazgjidhura. Kemi shprehur qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje në NATO, Bashkimin Evropian dhe kemi vendosur një linjë të kuqe nga e cila nuk do të heqim dorë", theksoi kryeministri Karamanlis.
Po kështu, lideri opozita Papandreou nënvizoi se PASOK-u ka mbështetur plotësisht qeverinë e Karamanlis lidhur me çështje të interesit kombëtar, përfshi edhe mosmarrëveshjen për emrin me Shkupin.
"Është përcaktuar një linjë e kuqe, nga e cila edhe ne nuk do të heqim dorë nëse fitojmë zgjedhjet", deklaroi Papandreou.