E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti-Fuere:Presidenca spanjolle e BE-së shans për Maqedoninë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere kanë theksuar në një takim të përbashkët se gjashtëmujori i presidencës spanjolle jo vetëm që është vullnet i mirë i Brukselit dhe shans për Maqedoninë. Sipas tyre presidenca spanjolle në BE është derë e hapur për qytetarët e Maqedonisë dhe vetë shtetin që duke menaxhuar me mençuri kontestin me fqiun jugor që përfundimisht të tejkalohet kjo pengesë e fundit dhe Maqedonia të fillojë procesin e rëndësishëm të bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE. Gjithashtu ata theksuan se që kjo të ndodhë sa më parë dhe sa më shpejtë duhet angazhim edhe më i madh i autoriteteve të Maqedonisë në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›