Ahmeti: Jo marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Shkup-Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka kundërshtuar idetë e Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit, për një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Ahmeti theksoi se PDSH kur është opozitë del me këso ide, kurse Rufi Osmani i cili planifikon të formojë parti dëshiron të ekspozohet para publikut. Ai tha se BDI qëndron pas Marrëveshjes së Ohrit, por nuk e është e kënaqur me dinamikën e implementimit të këtij dokumenti.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi të dilën deklaroi në Tetovë se patjetër duhet të arrihet një marrëveshje e re, për shkak të mosfunksionimit dhe skadimit të afateve të Marrëveshjes së Ohrit. Ai këtë e deklaroi në kuvendin qendror të PDSH-së të, ku u votuan edhe ndryshimet dhe emërimet e reja në kryesinë e kësaj partie.
“Marrëveshja e Ohrit është me afat të skaduar. Është koha për një marrëveshje të re, më precize dhe më obliguese. Fajtor për mosimplementimin e Marrëveshjes aktuale të Ohrit është BDI, e cila për interesa personale e dogji epopenë historike të popullit shqiptar”, ka theksuar Thaçi.
Edhe kryetari i sapozgjedhur i Gostvarit Rufi Osmani kohë më parë kërkoi marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase e cila për bazë do të kishte ndryshimin e kushtetutës aktuale dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet të shqiptareve dhe maqedonasve. (ina/start)