E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajern Mynih vlen 860 mln USD, zbret nga froni Man. Junajtid

Skuadra fituese e Ligës së Kampioneve është vlerësuar nga kompania britanike "Brand Finance" si më e çmuara. Kampioni i Gjermanisë dhe i Europës, Bajern Mynih, pas triumfit të fundit në Ligën e Kampioneve, është ngritur në vendin e parë në listën e ekipeve më të shtrenjta. Vlera e gjigantit bavarez, i cili ka hequr nga vendi i parë skuadrën e Mançester Junajtid, është vlerësuar me 860 milionë dollarë. Në vendin e dytë renditet Mançester Junajtid, i cili vlen 837 milionë dollarë, i treti Real Madridi (621 milionë dollarë), ndërsa e katërta është Barcelona (572 milionë). Pasojnë Çelsi, Arsenal, Liverpul, Mançester Siti, Milan dhe Borusia Dortmund. Siç shikohet, në top-listën prej 10 skuadrave, është vetëm një skuadër italiane, ndërsa është ngjitur Dortmundi. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›