Ahmeti: Meta bëri zgjidhjen më të mirë
Menjëherë pas vendimit të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të pranuar negociatat paraprake me kryetarin e koalicionit fitues, Sali Berisha, për krijimin e qeverisë së integrimit europian, kryetari i Partisë shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përshëndeti Ilir Metën për këtë vendim. “Ilir Meta bëri zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë dhe ne e mbështesim vendimin e rëndësishëm të Metës, si një kontribut për integrimin evropian të Shqipërisë. Qëndrimi i Metës është akt i një politikani vizionar”, u shpreh kreu i BDI-së. Sipas tij, “LSI po jep kontribut atdhetar për të ardhmen e Shqipërisë dhe se z.Meta bëri zgjidhjen më të mirë për interesat e vendit”.