Komisioni Evropian zhbllokon fondin ndaj Bullgarisë
Bruksel - Komisioni Evropian do të zhbllokojë sot ndihmën prej 150 milionë eurosh ndaj Bullgarisë. Ky fond qëndronte i bllokuar për shkak të korrupsionit të madh në shtetin anëtar të Bashkimit Evropian.
Vendimi do të merret gjatë takimit ndërmjet Komisionarit të BE-së për Ndihmë Rajonale, Danuta Huebner dhe zëvendëskryeministres bullgare, Meglena Plugchieva. "Rreth 150 milionë euro ndihmë pritet të zhbllokohet nga fondi total prej gjysmë miliardi euro", deklaroi një zyrtar i komisionit.
Komisioni Evropian e ngriu fondin korrikun e vitit të shkuar, pasi u gjykua se Bullgaria nuk kishte arritur progres të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit pas anëtarësimit në BE. Ndihma e zhbllokuar është pjesë e një fondi para anëtarësimit që kishte si qëllim ndërtimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e ambientit.