Japonia marrëveshje me Rusinë për energjinë bërthamore
Tokio - Japonia do të nënshkruajë pas dy vite negociatash një marrëveshje me Rusinë për furnizimin me energji bërthamore. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet gjatë vizitës së kryeministrit rus, Vladimir Putin, në kryeqytetin japonez, Tokio. Në të do të mundësohen shkëmbimet teknologjike dhe ato të uraniumit, duke respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare që janë në fuqi.
Në kontratë përfshihet furnizimi i Japonisë me një sasi uraniumi me vlerë 100 milionë dollarë, e cila do të përdoret nga centralet bërthamore. "Kjo marrëveshje garanton respektimin e plotë të traktatit të mospërhapjes së teknologjisë bërthamore", deklaroi Sergei Kirienko, shefi i "Rosatom", korporatës bërthamore ruse.
Japonia është vendi i vetëm në planet që ka përjetuar pasojat e sulmeve bërthamore, dhe në këtë çështje është shumë e ndjeshme. Japonia është një vend problematik sa i përket sigurimit të energjisë elektrike. Një e katërta e energjisë sigurohet nga ajo bërthamore.