E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti: Pse nuk e pranuam projektin e Akademisë së Shkencave për ndarjen e Maqedonisë

Intervista e gazetarit Alfred Peza me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti

SSSAASS

Rrugës për në Tetovë, nga kufiri deri këtu kemi kaluar nëpër fshatra, nëpër qyteza shqiptare dhe kemi parë shumë flamuj shqiptarë. Një realitet që në fakt nuk e kemi parë kaq shpesh në 7 vitet e fundit.
SSSAASS

Tani, sigurisht që këta flamuj dhe këto stoli janë nga 17 shkurti e këndej dhe akoma njerëzit nuk i kanë hequr nga ballkoni, por si duket edhe nuk duhet t’i heqin, për arsye se këtu qeveria e Maqedonisë ka marrë një vendim për reduktimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare. Kështu që, kjo iniciativë ka filluar pak më herët, por numerikisht numri i flamujve dhe i banderolave nëpër mure që i keni parë ju është në shumicë të madhe nga 17 shkurti, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse këtu ka pasur një festë po aq dinjitoze sa ka qenë edhe në Kosovë, pasi shqiptarët e Maqedonisë e kanë përjetuar edhe një festë si të veten. Është plotësuar një ideal i brezave të tëra që kanë sakrifikuar, që kanë dhënë për çështjen kombëtare shqiptare edhe shqiptarët e Maqedonisë, si pjesë e këtij kontributi për pavarësinë e Kosovës.
SSSAASS

Ndoshta është luajtur edhe një efekt i kundërt i atij vendimi për të mos e lejuar flamurin shqiptar, ose për ta lejuar vetëm në festa kombëtare?
SSSAASS

Ligji që është shfuqizuar do të thotë që e heq nga përdorimi në vendet dhe në institucionet që i themelon shteti, pra para policisë, përpara gjykatave, përpara stadiumeve për shembull, nëse kanë ndonjë ndeshje me karakter ndërkombëtar. Ligji që ka qenë më parë e lejonte flamurin kombëtar shqiptar në përdorim edhe në institucionet që themelon shteti, siç është policia, gjykatat edhe në lojërat ndërkombëtare nëse organizohen. Kështu që, këtu ka pasur edhe një goditje ligji për përdorimin e simboleve kombëtare, që kanë zgjuar përdorimin e simboleve kombëtare, që kanë zgjuar një revoltë jashtëzakonisht të madhe për shqiptarët e Maqedonisë. Ne e kemi hapur si çështje. Është një çështje goxha serioze, sepse shqiptarët nuk e pranojnë një shfuqizim të tillë të ligjit dhe kemi bërë tanimë një projektligj të ri. Me këtë rast rrisim kërkesat tona që flamuri kombëtar shqiptar pse jo të përdoret përpara qeverisë maqedonase dhe përpara parlamentit të Maqedonisë.

SSSAASS
Shpresoj që do të arrihet. Ne jemi në marsin e vitit 2008 dhe plot 7 vjet më parë, në mars të vitit 2001 u zhvilluan disa ngjarje që na kanë sjellë deri këtu, por jemi besoj në një proces të fitimit të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, që do të zgjasë. Përpara se të shkonim tek ajo që pritet të ndodhë, për situatat aktuale, për ata që nuk e njohin shumë mirë çështjen shqiptare në Maqedoni, si ndodhi? Sa përgatitje u desh të bëhej deri sa të vinte ajo ngjarje e para 7 vjetëve?

SSSAASS
Tani ato ngjarje kanë marrë si rezultat i padrejtësive historike që janë bërë kundër shqiptarëve. Të mos shkojmë më larg, por që nga paqja e “Shën Stefanit” deri te Konferenca e Versajës, të gjitha vendime janë sjellë në dëm të çështjes shqiptare, në dëm të shqiptarëve dhe të gjitha këto gabime që ishin bërë në kurriz të shqiptarëve. Ju jemi mirënjohës në radhë të parë SHBA-ve që qëndruan besnikë të presidentit Uillson në vitet ’18, i cili nuk u pajtua me të gjithë ato padrejtësi që iu ishin bërë shqiptarëve dhe në veçanti në Konferencën e Versajës. Tani më, në periudhën ’98-’99 përkrah UÇK-së dhe si rezultat i gjithë këtyre pakënaqësive historike dhe reprezaljeve që ishin bërë kundër shqiptare, si pasojë erdhëm deri te shpërthimi i luftës në Maqedoni në vitin 2008, ngaqë shqiptarëve iu ishin mohuar të gjitha të drejtat. Edhe pak të drejta që i kishin pasur me Kushtetutën e vitit 1974 u reduktuan, që thjesht shqiptarët jetonin në vendin e vet, por që kanë qenë në vendin e vet dhe jo si në shtëpi të tyre. Të gjitha këto padrejtësi, sigurisht që sollën shpërthimin e luftës.
SSSAASS

Të gjitha këto do të duan pastaj Marrëveshjen e Ohrit?
SSSAASS

Po. Si rezultat i luftës dhe të veprimit shumë të shpejtë edhe të NATO-s në atë periudhë, që e kuptoi seriozitetin e momentit, me të parë që ushtria çlirimtare kombëtare, me të vërtetë ishte një ushtri shumë e organizuar.

SSSAASS
Ju ishit në krye të saj?
SSSAASS

Unë kam qenë komandant i përgjithshëm dhe përfaqësues politik i kësaj ushtrie.
SSSAASS

Për të freskuar pak kujtesën historike të Marrëveshjes së Ohrit, me pak fjalë, cilat ishin pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje?

SSSAASS
Sipas komunikatës numër 6 të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dy pika janë kryesore, barazi e plotë e shqiptarëve në Maqedoni dhe amnisti e përgjithshme për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
SSSAASS

Janë realizuar këto kërkesa deri më sot?

SSSAASS
Këto kërkesa në përgjithësi edhe i kemi realizuar, por ka akoma për të bërë në këtë drejtim. Aktualisht po bëjmë përpjekje që përfundimisht të mbyllet edhe problemi i gjuhës shqipe si problem që ka mbetur akoma pa u kryer, gjuha shqipe gjuhë zyrtare në Maqedoni.
SSSAASS

Gjuha e dytë zyrtare...
SSSAASS

Unë nuk e rendis në gjuhë e parë dhe e dytë, gjuha nëse është zyrtare, e para apo e dyta është gjuhë zyrtare. Paralelisht gjuhës zyrtare maqedonase edhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, sepse ne këtu nuk kemi minoritet. Në Maqedoni shqiptarët janë popull dhe sipas prembulës së Kushtetutës së Maqedonisë, shqiptarët janë pjesë e ndarë e popullit shqiptar. Do të thotë që jemi autoktonë, jemi në vendin tonë dhe i duam të gjitha të drejtat e barabarta. Në këtë drejtim ka përparim. Thashë ka mbetur që të rregullohet edhe çështja e gjuhës, porm sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Maqedonisëm gjuha të cilën e flasin mbi 20 % e qytetarëve, gjithashtu është gjuhë zyrtare. Mirëpo, në këtë drejtim ka hezitim, nuk demonstrohet ndonjë vullnet i mirë nga forcat aktuale që e udhëheqin.

SSSAASS
Sa për qind e popullsisë së Maqedonisë flet gjuhën shqipe? Sa për qind janë shqiptarë?
SSSAASS

Pa dashur të spekuloj, në vitin 2004 është bërë regjistrim me ndërmjetësim ndërkombëtar, sepse kjo ka qenë edhe njëra nga kërkesat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë, që të bëhet regjistrim me ndërmjetësim ndërkombëtar, sepse ka pasur falsifikime të ndryshme, ka pasur pretendime të ndryshme lidhur me numrin e popullatës në Maqedonisë. Zyrtarisht shqiptarët janë 25.17 %. Mirëpo, në këtë numër, në këtë përqindje, ne kemi një diasporë jashtëzakonisht të madhe që nuk kanë pasur mundësi edhe të regjistrohen këtu, për shkak të punëve të tyre, për shembull në SHBA, në Australi, në Europë. Ai numër që ka arritur të vijë dhe të regjistrohet, sigurisht që është regjistruar.

SSSAASS
Ju sa mendoni se mund të jetë përqindja e shqiptarëve?
SSSAASS

Realisht do të thotë që përqindja e shqiptarëve mund të jetë mbi 30 %, pa e tepruar.
SSSAASS

Domethënë, jemi në kufirin e minorancës bllokuese nga pikëpamja elektorale ose politike?
SSSAASS

Perspektiva e Maqedonisë, por edhe stabiliteti politik dhe siguria mbarë varet në mënyrën se si do t’i ndërtojnë raportet dy komitetet më të mëdha, komuniteti maqedonas etnik dhe shqiptarët etnikë. Nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, nëse nuk ka një besim reciprok mes komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas, sigurisht që Maqedonia nuk mund të ecë përpara, nuk mund të ketë një perspektivë të sigurt dhe e gjithë përpjekja jonë është bërë këtu, që të ndërtohen urat e komunikimit dhe mirëbesimit midis komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas dhe përgjegjësitë t’i marrim bashkërisht, pasi ky vend sa është i maqedonasve po aq është edhe i yni, i shqiptarëve. Ne, jo njëherë e kemi thënë, nuk duam të jetojmë qiraxhinj në shtëpitë tona. Ne jemi në shtëpinë tonë dhe në shtëpi duam të jetojmë me të gjitha ato vlera që na takojnë si komb.
SSSAASS

Si është rritja demografike e popullsisë shqiptare në raport me rritjen e popullsisë maqedonase? Kam idenë që është më e madhe.
SSSAASS

Tani ka edhe gjëra të tilla që, për shembull, qarqe të ndryshme nga komuniteti maqedonas mendojnë që demografia apo shtimi i popullsisë te shqiptarët është shumë më i madh dhe në një të ardhme jo të largët, shqiptarët do të marrin të gjithë Maqedoninë. Ne nuk lindim atje ku nuk jetojmë, ne jetojmë në hapësirat tona dhe nuk lindim për të tjerët, nuk shtohemi për të rritur numrin e banorëve në Maqedoni.

SSSAASS
Është një frikë hipotetike apo ka ndonjë studim që ta zëmë në vitin 2050...?
SSSAASS

...Jo unë mendoj që kjo është më tepër një frikë hipotetike sesa reale, apo se mund të rrezikojë dikë në Maqedoni.

SSSAASS
Zoti Ahmeti, ju thatë pak më parë që keni qenë në krye të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë trazirave të vitit 2001. Aktualisht jeni një nga politikanët më të rëndësishëm në Maqedoni, jeni kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, që është partia politike më e madhe aktualisht në Maqedoni, mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të fundit që janë zhvilluar këtu. Gjithmonë kam dashur të di dhe jam kurioz për metamorfozën e këtij shndërrimi. Nga keni ardhur, cili ka qenë aktiviteti juaj përpara se të shfaqeshit për herë të parë, në mos gaboj, me një palë rroba ushtarake laramane? Që të them të drejtën, perceptimi im ka qenë që nuk të rrinin edhe shumë mirë.

SSSAASS
Tani Alfred, kjo është një punë që do të marrë shumë kohë për t’u sqaruar. Me pak fjalë, unë që në vitet ’78-’79 jam angazhuar në lëvizjen legale për të drejta, për liri.

SSSAASS
Sa vjeç keni qenë?
SSSAASS

Kam qenë 18 vjeç.
SSSAASS

Që në shkollë të mesme?
SSSAASS

Prej shkollës së mesme, hapat e parë i kemi bërë në shkollën e mesme. Tani më intensivisht, më profesionalisht jam angazhuar prej vitit 1984, pasi kam kryer studimet dhe kam kaluar tani në ilegalitet të thellë, domethënë në fshehtësi të thellë.

SSSAASS
Ju keni mbaruar për?
SSSAASS

Filozofi. Kështu që, është periudha e vitit ’80-’81 ku ne ishim pak shumë më të pjekur. Kam qenë njëri nga organizatorët e lëvizjes studentore, të protestave, të demonstratave në vitin 1981 në Prishtinë. Tani kam vazhduar për dy vite në thellësi të plotë, me një legalitet të plotë në gjithë hapësirën shqiptare të asaj kohe. Në vitin 1986 kam kërkuar strehim politik në Zvicër, të cilin e kam fituar diku nga ’87-ta. Tani jam njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe drejtues i UÇK-së, komandant i përgjithshëm dhe drejtues politik i kësaj ushtrie.
SSSAASS

Ky ka qenë aktiviteti përpara se ju të bëheshit njeri publik dhe të angazhoheshit në politikë. Pas kaq vitesh, ju thatë që, një pjesë e atyre pikave që arritët me luftë, si drejtues bashkë me bashkëluftëtarët tuaj në vitin 2001, që konkluduan me Marrëveshjen e Ohrit janë realizuar tashmë dhe për një pjesë tjetër po luftohet me mjete politike, në rrugë demokratike. Ka pasur disa zhvillime ditët e fundit në Maqedoni, një nga të cilat është edhe kërcënimi apo lajmet për daljen ose jo të Partisë Demokratike Shqiptare nga koalicioni qeveritar aktual i kryeministrit Gruevski. Si i konsideroni gjashtë pikat e kërkesave të kësaj partie, mes të cilave janë edhe disa pika që konvergojnë me Marrëveshjen e Ohrit?

SSSAASS

Kjo është një situatë jo e papritur. Ne jemi deklaruar që në 2006-ën, që çështjet po vendosen në drejtim të keq. Asokohe, Nikola Gruevski si mandatar nuk e përfilli vullnetin e shumicës së shqiptarëve.
SSSAASS

Pra, shqiptarët e bënë partinë tuaj fituese të zgjedhjeve, për ata që nuk e dinë dhe partia e dytë ishte Partia Demokratike, e cila sot është në qeveri. Pra, ju mbetet jashtë qeverisë?
SSSAASS

Bashkimi Demokratik për Integrim fitoi gati 70 % tek elektorati shqiptar, për ata që nuk e dinë. Në Maqedoni jemi të organizuar mbi baza etnike. Shqiptarët etnikë votojnë për partitë e tyre e shqiptare dhe maqedonasit etnikë votojnë për partitë e tyre maqedonase. Nikelo Gruevski si fitim të ardhur nga komuniteti maqedonas nuk e respektoi vullnetin e shumicës së shqiptarëve etnikë, por mori partinë e cila kishte humbur tek elektorati shqiptar, kishte fituar diku te 30 % tek elektorati shqiptar. Në këtë moment, çështjet u vendosën në drejtim të gabuar. Ne asokohe ngritëm zërin edhe te komuniteti brenda vendit, por edhe komuniteti ndërkombëtar dhe i sqaruam pozicionet tona. Nuk ishte çështja përse ne nuk ishim pjesë e qeverisë, por çështja ishte që këtu po shkrihej vullneti i shqiptarëve dhe po vendosej një praktikë e gabueshme për vetë Maqedoninë, sepse shtrohej një pyetje - pse ne shqiptarët atëherë duhet të dalim në zgjedhje të 2009-ës, për shembull, për t’u organizuar? Pse të dalim? Kur mandatari që duhet të fitojë shumicën te komuniteti maqedonas do të zgjedhë njërin nga përfaqësuesit shqiptarë, i cili do të jetë me leverdi për ata, më i përshtatshëm për maqedonasit. Kështu që, në këto kemi pasur takime të nivelit të lartë, si me Uashingtonin, si me Brukselin dhe u kuptuan drejt sqarimet tona. Mirëpo, me ardhjen e këtij koalicioni dhe me krijimin e kësaj qeverie, tanimë filloi edhe fillimi i shkatërrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ne kemi luftuar dhe ajo marrëveshje është arritur me luftë, me sakrifica. Ne pezulluam punimet në parlamentin e Maqedonisë, me qëllim që të sensibilizojmë opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, se gjërat po shkojnë keq në Maqedoni, po kthehemi në një situatë si në kaluarën në Maqedoni. Atëherë, me kujdes të SHBA-ve, të BE-së, të NATO-s, me një sërë takimesh që kemi bërë me personalitet me të larta, si zonja Maria di Karlo, zotin Oli Rehn, zoti Solana, zotin Daniel Frid gjithashtu, që kanë bërë vizita në Maqedoni në këtë periduhë kaq të rëndësishme ,si përfundm arritëm marrëveshjen e rëndësishme më 29 maj 2007 dhe pasi arritëm këtë marrëveshje me pesë pika, ne u kthyem më 30 maj në parlamentin e Maqedonisë.
SSSAASS

Cilat ishin pesë pikat?
SSSAASS

Pesë pikat e marrëveshjes e majit janë: gjuha, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, zgjidhja e statusit legal të ushtarëve të UÇK-së, ligj për komitetin për marrëdhënie ndëretnike, një listë me 46 ligje që duhet të votohen me shumicë të dyfishtë. Në këto 46 ligje është edhe flamuri i shtetit dhe duhet të votohet me shumicën e dyfishtë, pra edhe me shumicën dhe me votat e shqiptarëve. Gjithashtu, edhe himni i shteti duhet të votohet edhe në pajtueshmëri me shqiptarët, si edhe të gjitha ligjet që janë votuar me shumicën e thjeshtë, gjithashtu nëse pësojnë ndryshime duhet të votohen me shumicë. Edhe pika e pestë ka qenë zgjidhja e qeverisjes me parimin e ballinterit. Pikën e pestë e kemi hapur për diskutim. Nuk arritëm të kuptoheshim drejt nga komuniteti ndërkombëtar, por tani, marrëveshja e 29 majit për t’i dhënë një porosi të qartë zoti Gruevski, sepse ky hodhi dilemat se nuk kishte marrëveshje, nuk ekzistonte një marrëveshje. Por, porosia për t’iu dhënë Gruevskit kjo marrëveshje u votua në parlamentin e Europës me 546 vota pro dhe 44 vota kundër.

SSSAASS
Kanë kaluar 10 muaj, çfarë ndodhi që tashmë duhet sikur është e pakënaqur partia e dytë shqiptare që është në këtë qeveri?
SSSAASS

Problemi është se Partia Demokratike Shqiptare, në mënyrë të padrejtë dhe pa pasur legjitimitetin e shqiptarëve, pa bërë ndonjë marrëveshje, pa bërë ndonjë kontratë me zotin Gruevski, hyri në koalicion me VMRO. VMRO nuk kishte asnjë obligim ndaj Partisë Demokratike Shqiptare, sepse nuk kishin një kontratë, nuk kishin bërë një kontratë se si do të bashkëqeverisin për katër vite. Sot, në vend që për të drejtat e shqiptarëve të luftonte partia që ishte në pushtet e shqiptarëve, këto përgjegjësi i merr mbi supe, mbi shpatulla Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse tanimë filluan të hiqen ato të drejta që shqiptarët i kishin fituar me luftë.

SSSAASS
Edhe e flamurit?
SSSAASS

Siç ishte edhe flamurit. Tani kemi bërë programin vjetor, me të ciin përveç pesë pikave që unë i theksova, të marrëveshjes së majit, kemi hedhur për diskutim publik projektligjin për policinë. Pasi, ligji për policinë që është votuar tani është në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe me interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

SSSAASS
A jeni dakord me pikat që kërkon tani Partia e zotit Menduh Thaçi?
SSSAASS

Sigurisht që jemi dakord, por këto pika ne i kemi shtruar prej 10 muajsh dhe partia e zotit Thaçi ka pasur mbështetjen e plotë për çështjen shqiptare në Maqedoni nga ana ime. Nëse arrinte që ai t’i fuste në procedurë parlamentare.
SSSAASS

Ku bashkoheni ju me Partinë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, me partinë që kryesohet pas largimit të Arbër Xhaferrit nga zoti Menduh Thaçi? Sepse, klasa politike shqiptare në Shqipëri ka arritur në këto 2-3 vitet e fundit të jetë në unison, të ketë pak a shumë të njëjtin qëndrim dhe mendim në lidhje me disa çështje kardinale për sa i përket të sotmes dhe perspektivës shqiptare, që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës, me çështjen e integrimit në NATO, në BE etj., etj. Po këtu, në Maqedoni, partia juaj dhe Partia Demokratike, a ka arritur të ketë bashkëpunim dhe cilat janë ato pika që ju bashkojnë?

SSSAASS
Ne na bashkon Marrëveshja e Ohrit dhe përparimi i të drejtave të shqiptarëve.
SSSAASS

Si po i luftoni? Keni një strategji të përbashkët për këto, apo mungon ajo pika që do të quhej strategjia?

SSSAASS
Tani edhe këto 6 pika që i ka vënë si kusht partia e zotit Thaçi për të qëndruar ose jo në qeveri, sigurisht që janë edhe pika që ne i kemi shtruar edhe më herët, janë pjesë e programit.
SSSAASS

Pra këto ju bashkojnë?
SSSAASS

Po, sigurisht.

SSSAASS
Pavarësisht se nuk ka një platformë...
SSSAASS

Pavarësisht se ne na bashkon çështja shqiptare. Ndërkohë, ka një dallim, për 4 vite sa kam qenë unë në pushtet, asnjëherë nuk e kam pasur partinë e Thaçit apo atëherë të zotit Xhaferri. Gjithmonë në nismat parlamentare, asnjëherë nuk e kam e pasur përkrahëse.

SSSAASS
Po ju i keni dhënë përkrahje?
SSSAASS

Gjithmonë i japim përkrahje për çështjen shqiptare. Mirëpo, deri tani asnjë iniciativë. Kjo është iniciativa e parë, pasi ne i kemi konfirmuar këto çështje dhe ne përsëri i mbështesim në këto pika dhe kanë mbështetjen tonë.

SSSAASS
Ne sapo përmendëm së bashku emrin e zotit Arbër Xhaferri, një lider i njohur, një politikan i njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri dhe në të gjithë trojet shqiptare. Ai është tërhequr nga politika aktive, për arsye me sa di unë shëndetësore. Ka krijuar ndonjë boshllëk dhe si e konsideroni ju figurën e Arbër Xhaferrit?
SSSAASS

Unë mendoj që edhe në të kaluarën, në aspektin organizativ e ka udhëhequr Partinë Demokratike zoti Thaçi, de fakto. Unë mendoj që do të ndikojë negativisht tërheqja e zotit Xhaferri. Zoti Thaçi e dha atëherë, por sot ka energji që të drejtojë partinë.
SSSAASS

Mund të na përshkruani shumë shkurt sipas jush Arbër Xhaferri, çfarë përfaqëson ai, çfarë ka përfaqësuar?

SSSAASS
Unë mendoj se është më tepër i karakterit analitik dhe filozofisë abstrakte se sa i veprimtarisë pragmatike. Është shumë i rëndë për ta kuptuar filozofinë e tij. Më tepër merret me qasje të njohurive sesa praktike për zgjedhjet praktike politike.
SSSAASS

Ishte i denjë për të qenë kundërshtar politik i juaji. Dihet që ju keni qenë kundërshtar, por a ju krijonte atë komfortin e një kundërshtari të denjë për t’u përballur politikisht?

SSSAASS
Unë kam pasur raporte shumë të mira me zotin Xhaferri. Ishte ajo periudha mjaft e ngarkuar, periudha e vitit 2001-2002 dhe pas vitit 2002. Ftohja e raporteve erdhi në atë momente kur zoti Xhaferri doli me disa teori që nuk... Me përcaktimet tona që më herët kishim pasur pajtueshmëri të plotë, doli në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, e quajti të vdekur; doli për krijimin e shteteve etnike; doli kundër krijimit të shtetit të Kosovës, sepse Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet, por duhet të krijojmë shtetet etnike.
SSSAASS

Ka qenë periudha kur u tha që ekzistonte edhe një hartë në atë kohë në Maqedoni për ndarjen e Maqedonisë?

SSSAASS
Kjo hartë ka ndodhur në vitin 2000 dhe doli në sipërfaqe në vitin 2001. Nuk dua të spekuloj, por këto janë deklaratat e zotit Xhaferri në televizionin “21”, por edhe në mediat e shkruara.
SSSAASS

Si i keni marrëdhëniet aktuale me zotin Xhaferri?
SSSAASS

Ai nuk jeton më këtu në Tetovë. Unë nuk kam ndonjë të keqe me të, sepse në çdo kohë që mund ta takoj, mund të bisedojmë si njerëz, hapur me të gjitha problemet, sepse kështu edhe kemi folur.

SSSAASS
Meqenëse edhe ju keni mbaruar për filozofi, mund të bisedoni edhe për çështje filozofike tashmë...
SSSAASS

Filozofia ime me të zotit Xhaferri mund edhe të dallojë.

SSSAASS
Kanë dalluar faktikisht edhe në praktikë. Si i keni marrëdhëniet me zotin Menduh Thaçi?
SSSAASS

Në vazhdimësi jam përpjekur që me partitë politike shqiptare gjithmonë të krijoj relacione të përafërta, të mos kemi konfrontime. Gjithmonë kemi dhënë prova edhe në këtë drejtim, që në luftën 2001 jemi përpjekur që shqiptarët të jenë unikë. Mirëpo, dukshëm nga viti 2003 e këtej filloi një luftë goxha e ashpër nga partia e zotit Xhaferri në atë kohë dhe zoti Thaçi, duke e shpallur luftën e UÇK-së si tradhti kombëtare, duke shpallur Shtabin e Përgjithshëm si tradhtar të kombit. Gjithçka do të sulmonin me argumente, pa argumente. Kështu që, në një farë mënyrë unë jam përpjekur përsëri të përmbahem. Asnjëherë nuk jam revanshuar dhe përkundra asaj se unë kam pasur shumë e shumë argumente për t’u revanshuar, por nuk kam dashur të krijoj konflikte midis shqiptarëve.
SSSAASS

Kur ka qenë hera e fundit që jeni takuar me zotin Thaçi?
SSSAASS

Herën e fundit jemi takuar zyrtarisht në takimin e liderëve, të para 3 javëve dhe jozyrtarisht apo gjysmëzyrtare ka qenë në Tiranë, në një drekë me zotin Topi, në Durrës. Vizitën e kemi pasur në Tiranë, por drekën në Durrës, me rastin e një simpoziumi.

SSSAASS
Po në Maqedoni, kur jeni takuar jozyrtarisht?
SSSAASS

Jo, për shkak të angazhimeve ankoma.
SSSAASS

Jeni i gatshëm të takoheni?
SSSAASS

Unë dje kam pasur një konferencë shtypi që kërkoj urgjentisht të takohen katër liderët e partive më të mëdha në Maqedoni, për situatën aktuale, për situatën që është krijuar.

SSSAASS
Si funksionon një shtet si Maqedonia, një shtet me disa etni? Sa funksional është ai dhe ç’probleme kanë shqiptarët atje? Kam parasysh këtu, kur kam qenë herën e fundit në Maqedoni, më kanë treguar historinë e një çifti shqiptar dhe maqedonas, të cilët ishin të dashuruar dhe nga etnitë e tyre përkatëse konsideroheshin armiq. Kam pyetur për numrin e martesave të përziera mes shqiptarëve dhe maqedonas, më kanë thënë që është në mos gati drejt zeros, shumë-shumë i papërfillshëm. A mund të funksionojë një shtet i tillë si Maqedonia? Sa harmoni mund të kenë në perspeketivë popujt e Maqedonisë dhe shqiptarët e Maqedonisë?
SSSAASS

Tani Alfred, popujt asnjëherë nuk e kanë dashur luftën.

SSSAASS
Dashurinë e kanë dashur...
SSSAASS

Por udhëheqjet, politikanët, popujt i kanë shti që të hasmërohen, që të luftojnë.
SSSAASS

Në këtë fazë jemi?
SSSAASS

Jo, po flas teorikisht dhe në aspektin filozofik. Millovesheviçi ndërtoi një politikë që të zhdukte shqiptarët dhe ai zbatonte një platformë, platformën e Çubroviçit dhe të Grashaninit, platformë me dy fjalë, në një takim përpara se të sulmohej Serbia, përpara se të vendoste NATO-ja për ta sulmuar Serbinë. Gjeneralit Klark, Milloshevivvi i thotë: “Na lini ne serbëve ta zgjidhim situatën, problemin me Kosovën” dhe zoti Klark e pyet: “Si do ta zgjidhni”. “Do t’i shfarosim që të gjithë se ndryshe ky milet nuk merr vesh”, - u përgjigj Milosheviçi. Kjo politikë ka ndikuar keq edhe te populli serb, por edhe te populli maqedonas që të urrejnë shqiptarët, jo në përmasa aq të mëdha, por mjafton 10-15 % te populli serb dhe maqedonas, të jenë të infektuar me virusin antishqiptar. Kjo ka ndodhur. Po të mos ndodhte që të mos futej ky virus nuk do të do bëheshin edhe luftërat. Problemet duhet të ishin zgjidhur që më herët. Nuk do të vinte puna për të bërë luftë në Kosovë e as Maqedoni, por do të ishte udhëhequr në një politikë të urtë, politikë të drejtë po kishin reflektuar qarqet e atëhershme jugosllave. Ja për shembull, shqiptarëve të Kosovës duhet t’iu jepet republika e shtatë në Jugosllavi, shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë të barabartë me maqedonasit e kështu me radhë. Mirëpo, këta e ushqyen ndjenjën e urrejtjes. Si mund të bëhesh ti mik dhe të bësh martesa me një popull i cili brenda ka virusin e urrejtjes? Këtu është shkaktari, sepse nuk është shkaktari te përkatësitë fetare, mund të jetë ndonjë.

SSSAASS
Pra, përkatësia luan më shumë rol?
SSSAASS

Po, më shumë rol luan përkatësia etnike dhe virusi që është ushqyer brenda tyre, antishqiptar; pasi shqiptarët janë martuar me gjermanë, zviceranë, amerikanë, metë gjitha racat e botës.

SSSAASS
A ka ndonjë vlerë që Europa apo kancelaritë perëndimore shikojnë te Maqedonia atë që është përpjekja e tyre për të krijuar një lloj modeli të shtetit funksional multietnik? Maqedonia ndodhet në fazën ku ka marrë ftesën si vend kandidat për Bashkimin Europian dhe pritet që ndoshta në samitin e Bukureshtit, në prill të marrë ftesën për në NATO. A mundet të jetë me të vërtetë një shtet multientik dhe funksional, si pjesë e strukturave të tilla si BE dhe NATO, kur ka këto probleme poshtë? Jeni optimist se këta akuj do të shkrijnë një ditë?
SSSAASS

Në Marrëveshjen e Ohrit, në vitin 2001, 70-80 % e maqedonasve nuk janë pajtuar me të. Sot 70 % e maqedonasve pajtohen me Marrëveshjen e Ohrit. Por ama, është dashur që të punojnë partitë politike, për krerët që kanë përgjegjësi, që edhe kanë ndikim, që gjërat të ushqejnë në atë drejtim të afrimit dhe jo të ndarjes dhe jo të ushqejnë virusin e urrejtjes. Kështu që, në këtë drejtim ka përmirësime në Maqedoni. A mund funksionojë Maqedonia si shtet multientik. Unë jam shumë optimist që mund të funksionojë, madje shumë mirë mund të funksionojë si shtet multietnik duke respektuar komunitetin shqiptar. Në fund të fundit, me shumë të drejtë një serb minoritar në Maqedoni tha: “Merruni vesh ju dy komunitetet më të mëdha, maqedonas dhe shqiptar, ne të tjerët do t’iu përkasim juve. Nuk jemi ata që vendosim.” Argumenti tjetër, në Shkup është vendosur shtatorja e Skënderbeut. Nuk ka pasur asnjë reagim nga popullata e thjeshtë, nga qytetari i rëndomtë maqedonas. Aty-këtu, ndonjë gazetar i edukuar në frymën shoviniste dhe antishqiptare që ka paraqitur në gazeta ose në mediumet elektronike, por ama, qytetari jo. Shtatorja e Skënderbeut as që është prekur dhe as do të preket në të ardhmen, sepse qytetarët maqedonas e kanë pranuar realitetin objektiv dhe e kanë kuptuar që bartës të sovranitetit dhe të integritetit të këtij vendit duhet të jemi të gjithë ne qytetarët e Maqedonisë. Bartës kryesorë të sovranitetit dhe integritetit të Maqedonisë janë shqiptarët dhe maqedonasit dhe fatet e këtij vendi duhet që bashkë ne t’i çojmë përpara. Pasi, po aq përgjegjësi kemi ne shqiptarët për vendin tonë, sepse ky është vendi, ky është shteti ynë. Unë jam shumë optimist, me kusht që të mos na dalin çubogruviça, të mos na dalin grashanina, të mos dalin...

SSSAASS
Kam idenë që çubrogroviçët kanë dalë në kontekste dhe në periudha të caktuara historike dhe jemi në një periudhë tjetër, ku kërkojmë më shumë dashuri edhe mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe kështu shpresojmë që do të jetë në të ardhmen e shpejtë. Pyetja është tani, kë konsideroni ju si problemin më të madh të shqiptarëve në Maqedoni në këtë moment?
SSSAASS

Çdo problem në vetvete është i madh. Mirëpo, unë mendoj të kalojmë me sukses ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, të të rregullojmë çështjen e përdorimit të simboleve kombëtare dhe statusin legal të statusit ushtarëve të UÇK-së.
SSSAASS

Pra, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.
SSSAASS

Po dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO apo më mirë të themi i kartës së Adriatikut: Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, sepse anëtarësimi i këtyre vende në NATO do të thotë garanci dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Këto janë pikat kryesore që ne jemi të përkushtuar t’i mbyllim me sukses.

SSSAASS
Pra, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është problemi për shqiptarët në Maqedoni?
SSSAASS

Sigurisht.

SSSAASS
Ju keni kërkuar si parti, si BDI, por edhe si kryetar i kësaj partie që të jeni pjesë e negociatave për emrin e Maqedonisë me palën greke, një çështje e cila rrezikon në fakt, jo vetëm Maqedoninë për të mos marrë këtë ftesë tani për në NATO, por ndoshta rrezikon edhe A3-shin. A është marrë parasysh kërkesa juaj? Nëse nuk merret çfarë do të bëni?
SSSAASS

Janë bërë dy herë takime liderësh për këtë çështje. Nuk kemi ardhur deri te pika kritike për ndryshim apo mosndryshim të emrit. Unë u kam bërë me dije partive politike maqedonase që kjo çështje duhet të zgjidhet me konsensus etnik, duhet të pajtohemi edhe me shqiptarët, sepse shumë lehtë mund të vendoset Republika Sllave e Maqedonisë, por ky term është i papranueshëm, sepse në Maqedoni nuk jetojnë...

SSSAASS
Gjithsesi, janë hedhur pesë emra në tryeza dhe dy prej tyre kanë qëndruar.
SSSAASS

Po sjell një shembull ekstrem. Tani jemi në bisedime, por unë mendoj që komitetet ndërkombëtare janë mjaft aktive në këtë drejtim, për të zgjidhur dhe për të mbyllur këtë çështje që prej 18 vitesh qëndron e pazgjidhur. Mendoj që duhet të ketë mirëkuptim si nga pas greke, ashtu edhe nga pala jonë. Duhet të arrihet konsensus, sepse për ne interes madhor është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe nuk duhet të rrezikojmë shansin historik për Maqedoninë dhe shansi historik është që Maqedonia në samitin e Bukureshtit duhet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Nëse ne nuk arrijmë dot që ta zgjidhim mosmarrëveshjen me Greqinë, sigurisht që mund të rrezikohet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe ne nuk jemi që të hyjmë në një rrugë që nuk e dimë se çfarë dalje ka.

SSSAASS
Ka mbetur rreth një muaj, a jeni optimist se mund të zgjidhet?
SSSAASS

Unë mendoj që domosdo të zgjidhet kjo çështje dhe të arrihet një zgjidhjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë.
SSSAASS

Një problem tjetër, që pjesa zyrtare apo qeveria e Maqedonisë ende nuk e ka zgjidhur është edhe çështja e pavarësisë së Kosovës. Pse nuk është njohur ende kjo pavarësi dhe çfarë po bëni ju që Maqedonia t’i bashkohet atij treni të madh vendesh demokratike, të cilat po e njohin një e nga një Kosovën?
SSSAASS

Unë si Bashkimi Demokratik për Integrim, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kam thirrur grupin parlamentar dhe kemi nënshkruar një deklaratë drejtuar organeve të Maqedonisë, kryeministrit, presidentit dhe kryetarit të parlamentit për njohje të shpejtë të Republikës së Kosovës, të shtetit të Kosovës. Duke menduar që ne do t’iu bashkangjiteshim shteteve të para që e njohën pavarësinë e Kosovës, por edhe duke shpresuar në vetë deklaratat që bëri para shpalljes së pavarësisë vetë ministri i Maqedonisë, se Maqedonia do të ishte nga vendet e para që do të njihte Republikën e Kosovës tani jemi të zhgënjyer se nuk qëndron në fjalët që ka dhënë. Nuk e ka detyruar kurrkush Gruevskin që të japë deklarata, jo njëherë, por disa herë, që ne do të jemi nga vendet e para që do ta njohim Republikën e Kosovës. Cilat janë arsyet? Përse ai heziton që ta njohë Republikën e Kosovës? Për arsyet mua janë të panjohura.

SSSAASS
Pra, e shikoni çështjen si personale të Nikola Gruevskit, apo të asaj çfarë ai përfaqëson në politikë dhe atyre që e mbështesin?
SSSAASS

Mendoj se në bazë të komenteve, Gruevski është autoritar, vendimet i merr shumicën e rasteve pa kolegjium partie apo institucioni qeverie që ai drejton. Unë mendoj që Gruevski, sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës aq më shumë ndihmon për stabilitetin në rajon. Amerika e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Një varg shtetesh e kanë njohur të BE-së pavarësinë e Kosovës. Përse tani heziton? Do të thotë, janë bërë deklarata fillimisht që nga të parët do ta njohim, tani janë bërë deklarata që do të ndjekim trendin euro-amerikan lidhur me statusin e Kosovës, të gjitha këto janë bërë. Përse hezitojnë tani? Për mua kjo është pa kuptim.

SSSAASS
Klasa politike shqiptare në Maqedoni është e bashkuar në këtë pikë? Pra, jeni në një mendjeje dhe a jeni të unifikuar në veprimin politik për ta detyruar klasën politike të Maqedonisë?
SSSAASS

Unë mendoj që në këtë drejtim bëri një hap të ngutshëm zoti Thaçi, kur u pyet nga mediat se kur Maqedonia do ta njihte pavarësinë e Kosovës. Përgjigjja e tij ishte mjaft provokative - atëherë kur të do të thotë Partia Demokratike Shqiptare, atëherë do ta njoha Maqedonia Republikën e Kosovës. Si duket këtu ndikon një përplasje mes zotit Thaçi dhe mes zotit Nikola Gruevskit. Mbase mund të ishte një haber i ngutshëm dhe duhej të konsolidohej rreth qëndrimeve të pavarësisë së Kosovës, rreth pranimit të pavarësisë së Kosovës. Pavarësinë e Kosovës duhet ta njohë, bëhet përmes qeverisë. Nuk kalohet në parlamentin e Maqedonisë për njohje. Disa shtete kanë mënyrë të tjera të pranimit. Maqedonia e ka përmes qeverisë.

SSSAASS
Zoti Ahmeti, në Maqedoni, në përgjithësi, jo vetëm kur ke kontakte me nivele të larta politike siç jeni ju, por edhe në publik ndihet një lloj atmosfere jo shumë miqësore, në raportet midis politikanëve, mes klasës politike të Maqedonisë. Sa i thellë është ky ngërç dhe a jeni optimist se mund të tejkalohet dhe si mund të tejkalohet?
SSSAASS

Unë mendoj ne nuk kemi përplasje apo kondraktikta të pakapërcyeshme që quhen në rrugën dialektike. Mirëpo tani më bie të them, sepse kemi dhënë edhe prova. Unë asnjëherë nuk ka ushqyer ndjenjën e përçarjes, përkundrazi i kam gëlltitur të gjitha fyerjet, sharjet, ofendimet dhe në adresën time personale, me qëllim që të mos ketë përplasje në popullatë. Në këtë drejtim kemi qenë të suksesshëm. Ka mundësi që edhe gjërat hiperbolizohen, ekzagjerohen, por për çështjet madhore që iu takojnë shqiptarëve, ne i përkrahim partitë politike shqiptare dhe do t’i përkrahim në të ardhmen edhe pse jemi partia më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë dhe kemi përgjegjësi më të madhe sigurisht.

SSSAASS
Ne ndodhemi në Tetovë, selia qendrore e partisë suaj. Një pjesë e rëndësishme e biznesit shqiptar në Maqedoni ndodhet në Tetovë, Universiteti i Gjuhës Shqipe ndodhet në Tetovë, një pjesë e mediave ndodhen në Tetovë. A mos kjo shmangie nga kryeqyteti i shtetit, nga Shkupi, po krijon padashje dy kryeqytete, dy pole? A mos është kjo në dëm apo është në avantazh të shqiptarëve?

SSSAASS
Për shumë arsye unë po flas për Bashkimin Demokratik për Integrim. Fillimisht, jemi vendosur këtu për rrethana sigurie, kemi zbritur prej “mali” dhe nuk kemi hyrë menjëherë në kryeqytet, por në periferi. Por, PBDI e regjistruar është me qendër në Shkup dhe nuk është mirë që të largohemi nga epiqendra, sepse në Shkup bëhet politike, në Shkup ndodhet trupi diplomatik. Shkupi është një qytet me mbi gjysmë milioni banorë, metropol, por herë pas herë konferenca dhe takime unë i bëj edhe në selinë e Bashkimit Demokratik, në Shkup, në komunën e Çairit, jo në komunë, por seli do të thotë, pasi zyrtarisht objekti i PBDI është në Shkup. Ju keni shumë të drejtë, sepse politika bëhet në kryeqytet dhe nuk bëhet në periferi, pavarësisht se është vetëm 20 minuta larg.
SSSAASS

Po, sepse duket sikur me dashje faktori shqiptar ka lënë terren dhe nuk kryen obligimet e veta kryesore në kryeqytetet...
SSSAASS

Fizikisht nuk është edhe aq larg, është deri më 20 minuta me makinë në çdo pikë të Shkupit të nisesh prej Tetovës. Për metropolet e Europës është normale.

SSSAASS
Bëhet fjalë për biznesin, për shkollën...
SSSAASS

Po po.
SSSAASS

Pra, ju e shikoni si një problem, si një gjë që nuk është bërë mirë?
SSSAASS

Me kalimin e kohës gjërat do të shkojnë ne vend të vet dhe do të lëvizim në drejtim të duhur.

SSSAASS
Ka ndodhur pavarësia e Kosovës, nuk është një gjë e vogël, kemi dy shtete shqiptare tashmë në Ballkan. Si ka ndikuar pavarësia e Kosovës? A ka filluar të japë ndikim dhe si pritet të ndikojë edhe në politikën në Maqedoni në përgjithësi, por edhe te shqiptarët?
SSSAASS

Ndikon jashtëzakonisht pozitivisht për Maqedoninë, për stabilitetin, për sigurinë, për ekonominë. Është një hap shumë i mirë për përmirësimin e të gjitha kushteve, qofshin ato politike, qofshin ekonomike për Maqedoninë. Përkundër asaj që këtu ka një pjesë të komunitetit maqedonas që ndoshta heziton të mendojë kështu si mendojmë ne. Por, e vërteta është kjo, që shqiptarët e kanë konfirmuar disa herë, pasi ne 30 % si shqiptarë e kemi përshëndetur dhe e përshëndesim pavarësinë e Kosovës dhe urojmë që shteti i Kosovës të bëhet një nga shtetet më të forta brenda rajonit për një periudhë të shkurtër, sepse duke u forcuar Kosova edhe ne forcohemi, jo vetëm si shqiptarë, por edhe maqedonas. Në fund të fundit, një pjesë të mallrave të ekonomisë, qarkullimit të mallrave, Maqedonia e bën me Kosovës. Maqedonia mund të konkurrojë me Kosovën, me Shqipërinë dhe s’mund të konkurrojë me Greqinë, Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë. Të vegjlit duhet të komunikojnë me të vegjlit, të lëvizin ekonominë të vegjlit me të vegjlit, nuk mundet të konkurrojë “Mercedes”-i me “Pezho”-në. Ne duhet të konkurrojmë me njëri-tjetrin dhe ta forcojmë njëri-tjetri.
SSSAASS

Pra, tri ekonomi fqinje të vogla mund të bëjnë një ekonomi më të madhe konkurruese në rajon?

SSSAASS
Po. Unë mendoj që autoritet e vendeve tona, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Kosovës, të Malit të Zi, pse të mos kemi një treg të përbashkët, pse të mos bëjmë një politikë ekonomike të përbashkët. Ne nuk rrezikojmë njëri-tjetrin. Shqiptarët nuk rrezikojnë asimilimin apo shkeljen e identitetit të maqedonasve apo të malazezve. Përkundrazi, maqedonasit, malazezët, identitetin e tyre mund ta ruajnë në një aleancë, me një miqësi me shqiptarët. Me këtë duhet të punojnë autoritet e këtyre vendeve. Pse jo të kemi edhe përfaqësi politike të përbashkëta në një kohë jo shumë të largët. Për shembull, interesant politike apo përfaqësimin politik, të Luksemburgut për shembull. Unë kam bërë takime me kryeministrin e Luksemburgut në ambasadën holandeze, sepse Luksemburgun në Maqedoni e përfaqësonte Holanda, ambasadori holandez. Përse në të ardhmen të bëhen shpenzime të kota. Për shembull, kaq shtete të vogla për të pasur përfaqësitë e tyre në disa vende të Afrikës, pse duhet të bëhet një ndarje e tillë? Nuk them që sot të ndodhin këto çështje dhe këto që them unë janë idem se dikush mund ta marr për të keq. Ja për shembull, Ali Ahmeti mendon për Shqipëri të Madhe ose për të gllabëruar shtete të tjera më të vogla.
SSSAASS

Ka disa teza, për më tepër edhe para se ne ta fillonim këtë intervistë, disa gazetarë të huaj e kishin shumë merak dhe ju pyetën: ju jeni për Shqipërinë e Madhe, Shqipërinë Etnike, Shqipërinë Folklorike? Ka shumë tema faktikisht. A duhet të ketë frikë Europa, fqinjët, nga kjo gjë, apo realiteti është krejt tjetër tashmë në kontinentin tonë pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe shqiptarët vërtet e kanë seriozisht që duan të bashkohen në Europën e Bashkuar?
SSSAASS

Unë po të them një të vërtetë, po të doja ta ndanim Maqedoninë do ta ndanim në vitin 2001. Akademia e Shkencave doli në projekt për ndarjen e Maqedonisë, por ne nuk e pranuam. Kosova ka krijuar shtet të vetin. Në Maqedoni bëhen përpjekjet e fundit për të vendosur barazinë e plotë midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Uroj që komunitetit shqiptar që jeton në Luginën e Preshevës t’i jepen të gjitha drejtat, siç përparojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Tani, të hysh në luftë për ndryshimin e kufijve, në radhë të parë nuk di ku ta vendosësh kufirin.

SSSAASS
Në fakt, në vitin 2001 ku ishte vendosur kufiri, sipas hartave të Akademisë së Shkencave?
SSSAASS

Sipas hartave të Akademisë së Shkencave, Shqipërisë i jepej Tetova, Gostivari dhe Dibra. Kosovës i jepej Likova që është në pjesën perëndimore të Kumanovës dhe kompromisi që nuk doli në sipërfaqe deri në Zajaz, vendi nga unë e kam origjinën, do t’i jepej Shqipërisë.
SSSAASS

Ky detaj po del për herë të parë?
SSSAASS

E kam dhënë edhe herë të tjera. As unë, as bashkudhëtarët e mi nuk dolëm në luftës as për Zajazën, as për Likovën, as për Tetovën, por dolëm në luftë, sepse iu ishin mohuar të drejtat shqiptarëve si komb në këtë vend dhe nuk ke se si e ndal Maqedoninë. Vërtet ishte prekëse në atë kohë kur vinin delegacione nga Priliepi, nga Prespa, nga Ohri, nga Velezi, nga Shkupi dhe unë iu thashë: “Mos na lini vetëm, në dorë të zoti edhe tuajën.” Ne nuk kishim ndër mend që t’i ndanim edhe njëherë me shpatë shqiptarët, sepse, sipas atyre hartave, 250 mijë shqiptarë mbeteshin jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Nëse unë hyja në kufijtë e shtetit shqiptar, atëherë duhej të mendoja dhe ta vendosja dorën për mbi zemër. Po të isha unë nga manastiri, nga Prespa, nga Prilevi? Atëherë, UÇK ka vënë dorën përmbi zemër dhe nuk kemi pranuar ndarjen.

SSSAASS
Ka qenë kategorike që nuk donit ndarje, apo nëse jepej ndonjë variant që edhe për këta 250 mijë që mbeteshin jashtë të gjendej ndonjë mënyrë për t’u futur brenda edhe mund të diskutohej? Jeni tunduar ndonjëherë në atë periudhë në lidhje më këtë çështje të ndarjes së Maqedonisë?
SSSAASS

Si nuk e kemi menduar? Kjo ka qenë njëra nga temat më të rënda. Edhe pse ishim në luftë, me zjarr mbi kokë, e kemi menduar gjatë dhe nuk mund të jetësonim atë dëshirë, atë vullnet të shqiptarëve të Manastirit.

SSSAASS
Ju keni dhënë një variant tuajin se si mund të ishit dakord?
SSSAASS

Ne nuk kemi dashur të hyjmë në këtë skenar fare.
SSSAASS

Nëse ndahej Maqedonia sipas këtij skenari të vitit 2001 që ju sapo na e treguat me detaje, me një pjesë me Shqipërinë, me një pjesë me Kosovën do të kishte një ndarje tjetër, një pjesë për Greqinë, një pjesë për Bullgarinë le të themi?

SSSAASS
Unë mendoj që po të kishim hyrë në këtë skenar, sot Maqedoni s’do të kishte dhe koha do ta vërtetojë që ka qenë UÇK-ja që e ka penguar ndarjen.
SSSAASS

Jeni penduar?
SSSAASS

Jo nuk pendohem.
SSSAASS

A është krenaria juaj?
SSSAASS

Është krenari për mua, sepse 250 mijë shqiptarë sot jetojnë bashkë edhe me 500 mijë të tjerë. Çfarë kërkojnë çamët në Shqipëri, kërkojnë të kthehen te varret e të parëve të tyre, kërkojnë të kthehen te pasuria e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre, kërkojnë të kthehen atje ku u prehën të parët e tyre. Nuk thashë rastësisht zoti Peza, që në atë kohë UÇK-ja e ka vënë dorën në zemër dhe ka menduar për shqiptarët; se si mund të ndodhë pas 5 vjetësh apo 10 vjetësh, apo 100 vjetësh. Ne kemi kërkuar të jemi të barabartë. Ky vend, ky shtet, sa është i maqedonasve, po aq është edhe i yni dhe i shqiptarëve.

SSSAASS
Jeni i bindur që keni bërë zgjedhjen më të mirë?
SSSAASS

Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen më të mirë.
SSSAASS

Mendoni se historia do t’ua dijë për nder ose do t’iu gjykojë drejt për këtë që keni bërë, do t’iu vlerësojë?
SSSAASS

Unë mendoj që historia do të japë vlerësimin e vet dhe nuk mendoj që ne e kemi bërë keq, sepse ndikon ta ndash prej vendit të vet, apo të lesh nën thundrën e dikujt tjetër, nuk është ky rregulli për mua. Dua të them edhe një gjë që s’e kam thënë në vend tjetër, kompromisi që nuk doli në sipërfaqe ishte Zajazi, vendlindja ime.
SSSAASS

Sa banorë ka?
SSSAASS

12 mijë banorë.
SSSAASS

Sa larg është nga Tetova?
SSSAASS

55 kilometra.
SSSAASS

Kompromisi si ishte?
SSSAASS

Ishte që, ja po të japim edhe Zajazin (meqë unë isha komandant i përgjithshëm, ku përfaqësoja politikisht), ja edhe Zajazin po ta japim me Shqipëri dhe pajtohu me ndarje. Kur ka ardhur puna që është bërë ndarja territoriale, unë përsëri kam sakrifikuar, kam sakrifikuar vendlindjen time Kërçovën, që të mos bëhet një, por të bëhet Struga dhe Kërçova do të bëhet në 2009-ën dhe përsëri kam bërë kompromis për Strugën.
SSSAASS

Ndarja ka qenë në disa etapa?
SSSAASS

Po, në disa etapa.
SSSAASS

Cilat ishin etapat?
SSSAASS

Për shembull, Struga në 2005-ën dhe Kërçova do të bëhet në 2009-ën dhe Zajazi do të jetë në Kërçovë.

SSSAASS
Pra, ju jeni tek ata politikanë që doni zgjidhje afatgjata dhe jo të momentit?
SSSAASS

Vendimet në ndikim të emocioneve nuk janë të qëndrueshme. Njeriu duhet të veprojë që ato vendime që merren të kenë qendrueshmëri afatgjatë. Po të vendosja me emocione, vendimi do të ishte Shqipëria. Por, me 12 këndej dhe komuna tjetër 12 mijë, 24 mijë shqiptarë, 2 komuna shqiptare. Do të harroja Shkupin, do të harroja Manastirin, për të firmosur ambicie momentale, apo emocione të rastit sepse bëhet Shqipëri.
SSSAASS

Shkupi është shqiptar?
SSSAASS

Shkupi është me Skënderbeun. Gjuha shqipe është zyrtare në të gjithë Shkupin. Shkoni në Shkup, në Bashkinë e Shkupit shkruhet: Bashkia e qytetit të Shkupit, në gjuhën shqipe.
SSSAASS

Ju si parti politike i përkisni krahut të majtë, qendrës së majtë?
SSSAASS

Bashkimi Demokratik për Integrim është një parti tematike që ka terma shumë të rëndësishëm, siç është Marrëveshja e Ohrit, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, që do të thotë barazi të plotë për shqiptarët. Integrimi i shqiptarëve brenda shtetit të Maqedonisë, se dikush edhe e keqinterpreton integrimin si asimilim. Integrim do të thotë të integrohesh edhe të mos humbësh vlerat e tua, siç është integrimi në Europë. Cili vend i Europës është asimiluar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia? Do të thotë të respektohet diversiteti. Do të thotë integrimi i shqiptarëve në Maqedoni, në rajon. Pse shqiptarët të mos kenë një qendërm për shembull, për studime albanologjike, ç’të keqe ka? Pse të mos ketë unionin e universitete shqipfolës që ligjojnë shqip? Pse të mos e ketë? Pse të mos ketë një qendër etnokulturore për të gjithë shqiptarët. Kush dëmtohet nëse shqiptarët kanë një qendër për universitetet që ligjërojnë shqip? Kjo nuk është as Shqipëri e Madhe, as e vogël, por aty ku jetojnë, në atë hapësirë, pse të mos i ndërtojmë këto vlera të përbashkëta. Fundi-fundit unë nuk e mohoj që jam shqiptar. Identiteti im, kombi im, gjaku im,është shqiptar dhe këtë nuk e mohoj dhe gjithë bota e di. Komb kosovar nuk ka. Në Kosovë jetojnë shqiptarët, jetojnë serbët kosovarë, sepse serbi që braktis Kosovën si del në Serbi i thonë: “Je kosovar, ik në vendin tënd andej.” Kështu që, ka shumë gjëra që ne na presin si komb për t’i bërë në të ardhmen dhe nuk duhet hezituar. Përse të mos kemi një televizion për shembull, mbarëshqiptar, i gjithë shqiptarëve siç e ka Austria, Gjermania dhe Zvicra? 3 sat, për shembull, përse të mos kemi një 3 sat?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›