Luis Enrique, mbërrin në Romë

Trajneri i ri i Romës, Luis Enrique ka mbërritur në kryeqytetin italian, dhe është nisur menjëherë drejt qendrës sportive të klubit, Trigoria. Ai ka qenë i shoqëruar nga 4 ndihmësit e tij.
Aty ai ka takuar kapitenin Totti me të cilin ka biseduar për një kohë. Më pas, Totti është larguar nga Trigoria dhe do të niset për pushimet e tij vjetore.
Në qendrën sportive ka qenë edhe një avokat, pasi marrëveshja finale do të bëhet publike vetëm në fillim të korrikut.