E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti dhe Gruevski perfunduan negociatat per Qeverine e re

Nikolla Gruevski- Ali Ahmeti

Shkup 12 korrik 2011 NOA- Mandatari per formimin e Qeverise Nikolla Gruevski dhe lideri i BDI-se Ali Ahmeti kane perfunduar negociatat per formimin e koalicionit qeveritar.

Burime prane BDI-se theksuan se negociatat jane mbyllur dhe se gjate dy diteve do te dorezohet perberja e re qeveritare dhe programi i Qeverise tek Parlamenti.

Nga BDI nuk bejne te ditur se cilet drejtori do ti takojne mirepo burime jozyrtare theksojne se kesaj partie do ti takoj Ndermarrja Rruget e Maqedonise Drejtoria e Fondit Shendetesor si dhe Policia Pyjore.  Ndersa Drejtorite e MPB-se Doganat dhe Drejtoria e te Ardhurave Publike do ti takoj VMRO-DPMNE edhe perkunder pohimeve prane partise shqiptare se disa nga keto drejtori do te udhehiqen nga kuadro te saj.

Por BDI nderkohe do te udheheq me me shume drejtori dhe poste tjera udheheqese ne nivelet me te uleta qeveritare dhe se nga 75 drejtori kjo parti do te udheheq me rreth 30 drejtori.

Nga marreveshja politike eshte arritur marreveshje per zgjidhjen e statusit te UCK-se mbylljen e rasteve te Hages por edhe sigurimi i demshperblimeve per te shperngulurit maqedonas dhe serb nga zonat e krizes te vitit 2001.

Gjuha shqipe nuk do te jete gjuhe e dyte zyrtare ne tere vendin por ajo do te kete nje perdorim me te gjere te rregulluar me propozim-ligj plotesues.  Partneret e koalicionit jane dakorduar edhe per precizimin e Ligjit per perdorimin e simboleve kombetare pas anulimit te ketij ligji nga ana e Gjykates Kushtetuese. Sipas ketij ligji perdorimi i simboleve eshte i lejuar ne komunat me popullsi shqiptare prej mbi 50 per qind.

Disa nga pikat e marreveshjes ne forme te propozim-ligjeve dhe ne formen e plotesimit te ligjeve do te dergohen ne Parlament per tu miratuar gjate dy diteve te ardhshme. BDI ne Qeverine e re do te perfaqesohet me dy zevendeskryeministra dhe me ministrat e Mbrojtjes Ekonomise Drejtesise Ambientit Jetesor dhe Pushtetit Lokal.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›