E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde: Greqia të jetë më e përkushtuar

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 16:30

Përpjekjet e bëra nga Greqia për reduktimin e deficitit buxhetor janë ende të pamjaftueshme.

Kështu ka deklaruar shefja e re e FMN-së, Christine Lagarde, në një takim me agjencitë e lajmeve në Washington.

E pyetur mbi ndikimin e agjencive të kreditimit në krizën evropiane, Lagarde tha thjesht se “ato luajnë rolin e tyre”, por pa saktësuar se çfarë roli.

Gjithsesi, pavarësisht kritikave, Greqia në fundjavë arriti të marrë ndihmën e radhës prej 3.2 miliardë eurosh nga FMN dhe BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›