Zbulohet thesari statuja e perandorit Kaligula
Policia italiane zbulon një thesar të çmuar ndërsa ishte vënë në ndjekje të hajdutëve ordinerë. Thesari që daton që në shekullin e parë të erës sonë në kohën e perandorit famëkeq Kaligula erdhi pas një kontrolli rutinë dhe ndjekjes së një kamioni të dyshimtë që u nis drejt një porti jashtë Romës.
Policia doganore ndaloi kamionin në janar të këtij viti në portin Ostia, pesëdhjetë kilometra në jug perëndim të kryeqytetit. Pas zbulimit të një statujë të Perandorit Romak Caligula menjëherë lindën dyshimet mbi trafikantë që bastisin vende arkeologjike çka çoi në muaj mbikqyrjeje nga njësi speciale të policisë.
Hetimi e çoi policinë në një gërmim të paligjshëm e shpejt u zbulua se në fakt bëhej fjalë për zbulimin e një prej rezidencave të perandorit buzë liqenit të vogël të Nemi, rreth 30 kilometra në jug të Romës.
Vendndodhja e vilës kishte qenë e panjohur më parë. Të paktën 250 objekte me vlerë janë zbuluar deri tani ndërsa mendohet se hajdutët donin t'ua shisnin thesarin e zbuluar blerësve privat në Europën veriore. Perandori Caligula pati një histori të shkurtër dhe të përgjakshme, në pushtet për vetëm tre vjet nga AD 37-AD 41 të erës sonë. Ai ishte i njohur për egërsinë, perversitetin por dhe vilat ekstravagante që ndërtoi rreth Romës.
Delina Bitraku