Bosnjë, bombë qendrës tregtare, 1 vdes, 3 plagosen
SARAJEVË- Një shtetas u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën sot gjatë një shpërthimi në një qendër tregtare, në qendër të Bosnjës. Burimet policore bënë të ditur se shpërthimi ndodhi sot në mesditë rreth orës 12:40 lokale, në një nga qendrat më të mëdha tregtare të vendit, FIS Vitez, 80 kilometra në veriperëndim të Sarajevës. Të parat që raportuan lajmin ishin mediat lokale.
"Një person, roje i qendrës tregtare u vra dhe tre të tjerë u plagosën. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë", deklaroi në televizionin kombëtar FTV, një zëdhënës i policisë, Sefir Barucija.
"Nuk dihet ende nëse mjeti shpërthyes u hodh brenda qendrës tregtare, apo ishte vendosur atje dhe u aktivizua në distancë", tha zëdhënësi. Barucija saktësoi se policia kishte marrë javën e kaluar një njoftim të rremë për vendosjen e një bombe në këtë qendër tregtare. Ndërsa për shpërthimin e sotshëm nuk u bë asnjë telefonate anonime. Policia po heton për motivet e shpërthimit dhe autorët e mundshëm.
(d.b/ANSA/BalkanWeb)