E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimic ofron ofertën e fundit për zgjdhjen e emrit të Maqedonisë

Ky version është hedhur në tryezë si oferta e fundit nga negociatori i OKB per konfliktin mes Greqise dhe Maqedonisë, Methju Nimic. Nimic ua ka propozuar këtë emër Shkupit dhe Athinës gjatë një takimi në Nju Jork. Nimic propozon që emri i propozuar prej tij të jetë për komunikim të përgjithshëm, si me Greqinë, ashtu edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Por maqedonasit dhe greket shprehen serisht rezervat e tyre 

NJU JOK-Propozimi për emrin e Maqedonisë është ‘Republika e Maqedonise Veriore’. Ky version është hedhur në tryezë si oferta e fundit nga negociatori i OKB per konfliktin mes Greqise dhe Maqedonisë, Methju Nimic. Nimic ua ka propozuar këtë emër Shkupit dhe Athinës gjatë një takimi në Nju Jork. Nimic propozon që emri i propozuar prej tij të jetë për komunikim të përgjithshëm, si me Greqinë, ashtu edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas ketij propozimi, vendet që e kanë njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, nuk janë të detyruara që të përdorin emrin e ri. Pala maqedonase për në Nju Jork u nis pa qëndrim të unifikuar, pasi opozita, e mbështetur edhe nga presidenti, Branko Cërvenkovski pranon një emër që do të përcaktonte pozitën gjeografike të Maqedonisë, por me kusht që ai të mos cënonte identitetin kombëtar të popullit maqedonas. Ndersa qeveria e Gruevski vazhdon te mbështese idenë e një formule të dyfishtë: që emri kushtetues i Maqedonisë të përdoret për komunikim ndërkombëtar, ndërsa me Greqinë të arrihet zgjidhje kompromisi. Greqia ndërkohe ka deklaruar se do ta shqyrtoje serisht idene e re të Nimic.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›