E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti përforcon Trepçën ‘89

Trepça ’89 po vazhdon të përforcohet për stinorin pranveror, gjatë të cilit mitrovicasit synojnë ta fitojnë titullin e kampionit.

Gjelbërezinjtë të martën kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin anësor Liridon Ahmeti, i cili së fundmi i ka mbrojtur ngjyrat e rivalit lokal të Trepçës ’89, Trepçës.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i lartë i këtij klubi, Ilir Bojku. “Kemi arritur marrëveshje me Liridon Ahmetin. Ai do të jetë pjesë e Trepçës ’89 gjatë një viti e gjysmë”, ka deklaruar Bojku.

Para Ahmetit, Trepçën ’89 e ka përforcuar Berat Hyseni, Kastriot Rexha e Bashkim Shala. Mitrovicasit sezonin vjeshtor e kanë përmbyllur duke u pozicionuar në vendin e tretë të renditjes tabelore me 29 pikë, pesë më pak sesa lideri Prishtina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›