E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise Kamza shtang Teuten

Dje u luajten ndeshjet e fundit ne kater grupet e Kupes se Shqiperise nga ku u percaktuan 8 ekipet cerekfinaliste. E vetmja dileme per tu zgjidhur ishte ajo e grupit B ku Kamza dhe Teuta luftonin per vendin e fundit te mbetur ne dispozicion. Fitorja e thelle 6-0 perballe Pogradecit i jep Kamzes kualifikimin ne kuote te barabarte pikesh 9 por me golaverazh me te mire se Teuta qe mposhti 1-0 Flamurtarin e kualifikuar. Ne grupin A Tirana regjistroi fitoren e gjashte ne po kaq ndeshje duke i bere nje mbyllje te perkryer fazes ne grupe. Kryeqytetasit mposhten 1-0 Lacin ndersa Apolonia mundi 5-2 Shkumbinin. Gjithcka ishte e percaktuar qe me pare ne kete grup kualifikohen Tirana dhe Laci. Fitorja 3-1 kunder Skenderbeut ne Kruje i siguron Kastriotit vendin e pare ne grupin C duke lene ne te dytin pikerisht korcaret. Ne sfiden tjeter Besa fitoi 2-0 ndaj Flamurtarit fitore qe vlen thjesht per statistike.

Edhe Vllaznia ka mbajtur vendin e pare ne grupin D fale suksesit 4-2 ne fushen e Bylisit. Vendi i dyte per ballshiotet ndersa mbeten jashte Elbasani dhe Dinamo. Ne cerekfinale 8 ekipet e kualifikuara do te ndahen ne dy grupe. Dy te parat e secilit grup do te shkojne ne gjysmefinale. Sipas formatit te percaktuar me pare ne dy grupet A dhe B do te kete dy fituese grupesh dhe dy vende te dyta. Grupi B konsiderohet si me i forti Flamurtari Vllaznia Laci dhe Skenderbeu. Ne grupin B do te jene Tirana Kastrioti Kamza dhe Bylis.

Grupi A

Tirana

Kastrioti

Kamza

Bylisi

Grupi B

Flamurtari

Vllaznia

Laci

Skenderbeu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›