Merkato Milan-Siti veshtiresohet marreveshja per Tevezin
Eumlshte anuluar takimi i se enjtes mes administratorit te deleguar te Milanit Adriano Galiani dhe Mancester Sitit duke lene te kuptohet se nje marreveshje per transferimin e Karlos Tevezin ne San Siro eshte shume e veshtire. Frenimi i tratativave ka ardhur nga trajneri i klubit anglez Roberto Mancini Nuk do te huazojme Tevezin por jemi te gatshem te diskutojme per blerjen perfundimtare te lojtarit nga ana e Milanit. Shpresojme qe te gjendet nje zgjidhje e mire per ne dhe per Tevezin. Duam qe ai te luaje dhe duam qe ta shesim jo ta huazojme. Mancester Siti i blen shtrenjte lojtaret dhe nuk ka perse te huazoje falas kur vjen puna per te shitur. Nuk eshte e drejte dhe nuk eshte korrekte - tha Mancini.
Ai klub qe kerkon sherbimet e Tevezit duhet te paguaje parate ashtu sic ka bere Siti kur e bleu para tri vitesh - shtoi tekniku italian. Duke pare se Milani nuk eshte i disponueshem te paguaje me shume se 20 milione euro per Tevezin ose per kedo tjeter duket se argjentinasi do te mbetet vetem nje enderr per tifozet kuqezinj. Ne fakt dje ka thene edhe te veten presidenti Berluskoni qe gjate nje ceremonie ne kryeministri pohoi Tevezin nuk dua ta ndjek me. Ai nuk eshte tipi im. Dhe pastaj kushton shume.