Bastet ne Itali Kamorra pjese e organizates kriminale
Grupi kriminal nga Singapori ndante informacionet me Kamorren sa u perket takimeve te trukuara.
Skandali i ndeshjeve te trukuara ne Itali sa vjen dhe behet edhe me i madh. Nje dite pasi u arrestuan disa prej protagonisteve kryesore ne Itali kane dale detaje edhe me te rendesishme prej te arrestuarve ne vendet e tjera te Evropes. Keshtu eshte marre vesh se organizata kriminale qe kishte qendren ne Singapor nuk vepronte e vetem. Aziatiket kishin menduar per gjithcka. Ne fakt ata kane dashur te bejne gjithcka me se miri pasi ne Itali kane gjetur nje partner me se te pergatitur per te tilla gjera. Behet me dije se ne kete rrjet kriminal qe ka njollosur futbollin ne Itali ka gisht edhe Kamorra.
Marredhenie ekonomike
Kete fakt te kobshem per futbollin e beri dje publik prestigjiozja italiane La Repubblica. Kjo e fundit ka bere me dije se midis organizates mafioze aziatike dhe Kamorres kishte nje marreveshje te vertete. Gjithcka konsistonte ne faktin qe gjithkush mund te vinte baste nepermjet internetit tek kompanite nga Singapori dhe pastaj mund ti merrte parate e fituara prej bastit direkt ne Itali. Kjo ishte edhe marreveshja e famshme ekonomike midis dy grupeve kriminale qe duket se ndanin edhe informacionet qe kishin per takimet e trukuara.
Flet sllavi
Ai qe ka treguar gjithcka eshte nje i penduar sllav. Behet fjale per Crtvak qe pasi i raportoi gjithcka Interpolit hapi thesin edhe perballe hetuesve italiane. Sllavi tregoi gjithcka per Italine dhe shtetasin nga Singapori te famshmin Den eshte ende ne kerkim Nga kontaktet e mia qe kisha ne Holande mora vesh se ne Napoli ndodheshin disa kineze qe vinin bastet. Qyteti ne fjale ishte nje vend i sigurt. Ne qofte se fitoje mund te shkoje ne Napoli per te terhequr parate.
Flet tajlandezi
Ne deshmite e dhena deri me tani i penduari sllav nuk flet konkretisht per asnje ndeshje. Nderkohe qe krejt tjeter ben nje tjeter i penduar qe vjen nga Tailanda por qe po deshmon ne Finlande aty eshte arrestuar. I penduari i dyte ka vendosur qe te mos mbaje asgje perbrenda dhe po tregon deri ne detaje trukimet qe behen te tere globin. Ai ka thene se jane fiksuar rezultate ndeshjesh te kampionatit afrikan dhe te disa kampionateve ne Evrope. Madje tajlandezi ka qene edhe me i drejtperdrejte pasi ka permendur nje sere takimesh te trukuara ne Itali midis skuadrave te permendura figuron edhe emiri i Napolit. Behet fjale per takimin ku Napoli ka mundur 4-0 skuadren e Sampdorias. Per kete takim tajlandezi flet se eshte fiksuar qe te mbaronte lart me gola over.
Mekanizmi
Interpoli po kerkon qe te hetoje kete piste te re qe ka hapur i penduari nga Tailanda per te cilen edhe prokuroria e Napolit ka hapur dy dosje. Ne njeren ane po hetohen disa klane qe me ndihmen e lojtareve kane tentuar qe te trukojne disa ndeshje te Serise A dhe disa takime te serive te tjera te vogla. Nderkohe qe nga ana tjeter po hetohen edhe agjencite e basteve. Kamorra ka blere jashte vendit fqinj disa qendra bastesh qe jane te autorizuara te ushtrojne aktivitetin e tyre brenda territorit italian. Ne kete menyre ata nepermjet nje mekanizmi te komplikuar benin te mundur qe nje lojtare te mund te vinte bast ne te njejten kohe per 1-shin X-in dhe 2-shin. Keshtu lojtari apo bastvenesi nuk humbte leke. Ai ishte i sigurt se keto para do te ricikloheshin.
Gjendet kompjuteri i Donit
Sa u perket ngjarjeve qe ndodhen dy dite me pare behet me dije se eshte gjendur edhe kompjuteri i Kristiano Donit. Ne fakt vete lojtari ne deshmite e para tregoi se nuk posedonte nje te tille por dje u zgjidh gjithcka. Forcat blu arriten te gjenin nje kompjuter i Donit ne kasaforten e shtepise se kapitenit te Atalantes.
Lojtari qe denoncoi gjithcka
Pas tere asaj qe ndodhi dy dite me pare ndodhet vetem nje futbollist. Ai quhet Simone Farina dhe luan si mbrojtes per skuadren e Gubios. Deri ketu asgje nuk eshte e pazakonte. Historia e te riut fillon dhe behet interesante ne momentin kur merret vesh se ka qene pikerisht Farina lojtari qe ka refuzuar 200 mije eurot e dhena prej ciganeve. Pra me pak fjale ai ka qene elementi qe jo vetem nuk ka pranuar te korruptohet apo te shese ndeshjen por edhe ka denoncuar te tere. Shuma e lartpermendur i eshte ofruar Farines per te fiksuar nje ndeshje te Kupes se Italise qe Gubio do te luante me Sienen. Kam bere vetem detyren. Me kete fraze mbrojtesi i ekipit te vogel ka habitur tere Italine. Ne fakt te ishte per te do te fliste me shume pasi e tere Italia po e pergezon por ja qe pas asaj qe ndodhi vete klubi i ka dhene urdher qe te mos flase. Pati shume kurajo qe denoncoi gjithcka - shpjegoi avokati i shoqerise umbre Fabio Antonioli. - Si ai nuk eshte sjelle njeri. U dha mundesi hetuesve qe te marrin vesh shume gjera mbi kete ceshtje. Perpos te tjerash i dha shansin skuadres qe te mbrohet ne kohe.
100 mije euro per te trukuar nje ndeshje
Rezultatet e prokurorise se Kremones kane nxjerre edhe shifra. Per shembull lojtareve te Grosetos Karobio Konteh Zhoelshon dhe Acerbis i ka dhene plot 100 mije euro qe humbnin ndehsjen ne shtepi me ekipin e Rexhines. Mbi kete ndeshje La Repubblica ben me dije se takimi duhet qe te mbaronte me fitore me dy gola avantazh te Rexhines. Nderkohe qe ne tere takimin te pakten duhet te shenoheshin te pakten tri gola dhe Groseto nuk duhet qe te pesonte asnje brenda 15 minutave te para. Po ja qe ndeshja ne fjale u mbyll 2-2. Groseto arriti qe te barazoje ne minuten e
90 me ane te nje njembedhjetemetershit. Golin e famshem e shenoi nje lojtare qe nuk dinte asgje mbi trukimin e takimit. Ne fakt lojtari i penalltive tek Groseto ishte Karobio qe ate dite refuzoi te godiste. Keshtu barren e mori Konsoni qe ne fund te takimit tha Mora shume pergjegjesi mbi vete. Le te themi se i hoqa paksa stresin nje tjeter lojtari qe nuk deshironte te godiste.